• Sushi Man - SALT Green Coast, Palasë

Dhermi - Palase
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
Eksperienca
vetem me eksperience
REVO_cover.jpg


Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2017 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.
REVO Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Ne po kërkojmë për:
  • Sushi Man - SALT Green Coast, Palasë
Roli dhe përgjegjësitë:
  • Krijon një menu të pasur me sushi, me përberës të ndryshëm kryesorë si dhe me peshk të papërpunuar (salmon, tuna, unagi);
  • Përgatit të gjitha llojet e sushit përfshirë makin, nigirin dhe sashimin;
  • Përzgjedh produktet për pergatitjen e pjatave me cilësi të lartë;
  • Rekomandon receta të reja moderne;
  • Bërja e rregullt e inventarit te furnizimeve ushqimore dhe produkteve të tjera;
  • Përgatitja e llojeve të ndryshme të pjatave sushi sipas udhëzimeve të përcaktuara për cilësinë, madhësinë e porcionit, prezantimin dhe sigurinë e ushqimit;
  • Përgjegjës për pergatitjen e ushqimit me kualitët të lartë duke ruajtur standartet e higjenës.
Kualifikimet:
  • Diplomë profesionale në Kulinari, Shkolle Kuzhine ose fusha te ngjashme, trajnime të ndryshme;
  • Eksperience të paktën 2 vite në industrinë e restoranteve, kuzhinës dhe menaxhimit;
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve në mënyrë eficente;
  • Aftësi të mira në menaxhimin e kohës;
  • Të jetë i/e motivuar dhe energjik/e;
  • Etikë profesionale dhe gjithmonë i/e gatshëm.
Nëse dëshironi të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me REVO Hospitality Group, jeni te mirëpritur të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it: hr@rhg.al
Departamenti i BNJ
Mob: 069 70 79 300
 


Apply WhatsApp
Back
Top