Supervizor Sigurie Elbasan
- Elbasan
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Security | Polic | Ushtarak | Roje
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience

Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 91 markete, 4 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
Pozicioni: Supervizor Sigurie Elbasan
Departamenti: i Sigurisë
Vendodhja: Elbasan.
Përmbledhja e Pozicionit: Siguron një mjedis të qetë dhe të sigurtë për konsumatorët dhe punonjësit; Kontrollon dhe monitoron ambjentet (zyra, magazina dhe sallat e shitjes) dhe lëvizjet e stafit dhe konsumatorëve në ambjentet e dyqanit;
Detyra dhe Përgjegjësi:
- Monitoron mbarëvajtjen e të gjitha sistemeve të sigurisë;
- Është përgjegjës për sigurinë e mallrave dhe monitorimin e lëvizjes së Cash-it;
- Kujdeset për respektimin e procedurave dhe rregullores së brendshme të të gjithë stafit;
- Kontrollon respektimin e procedurave të sigurisë;
- Monitoron respektimin e procedurave në rast zjarri;
- Kontrollon dyert e emergjencës si dhe mbikqyr gjatë gjitha kohës që pajisjet kundra zjarrit të jenë në funksionim;
- Kontrollon dhe instrukton punonjësit e sigurisë si dhe monitoron prezencën e manualeve shenjëdalluese të sigurisë;
- Kontrollon dhe monitoron të gjithë vizitorët në dyqan;
- Informon punonjësit mbi cdo cështje të sigurisë në punë;
- Është përgjegjës për menaxhimin e rasteve të vjedhjes nga konsumatorët dhe punonjësit;
- Është përgjegjës për respektimin e procedurave në ambjentet e magazinës dhe në dyqan;
- Është përgjegjës për ndjekjen e procedurave për qarkullimin e mallrave si nga hyrja e personelit, magazinë, dhe dalja e klientit;
- Menaxhon situatat e ndryshme që mund të krijohen në dyqan;
- Kryen detyra të tjera që i përcaktohen nga Menaxheri i Sigurisë;
Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë të Shkollës së Mesme.
b. Eksperiencat e punës: 6 muaj - 1 vit eksperiencë pune në pozicion të njëjtë.
c. Kualifikime të tjera:
- Njohuri bazë të kompjuterit;
- Njohja e një gjuhe të huaj përbën prioritet;
d. Aftësi të tjera:
- Aftësi për të komunikuar informacionet qartë dhe në mënyrë korrekte;
- Aftësi të mira drejtuese dhe të jetë i aftë të supervizojë dyqanin;
- Aftësi në përdorimin e të gjitha mjeteve të nevojshme per realizimin e detyrës, etj.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al
ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp