• Supervizor i projekteve ne terren

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Eksperienca
vetem me eksperience
Ne jemi në kërkim një Supervizor të Projekteve në Terren, I cili do të jetë përgjegjës për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e ekipeve të montimit, duke siguruar realizimin e projekteve sipas afateve, standardeve të cilësisë dhe kërkesave të klientëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Organizon dhe koordinon punën e ekipeve të montimit në terren.
  • Mbikëqyr ecurinë e projekteve dhe siguron përfundimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.
  • Kontrollon cilësinë e punimeve gjatë dhe pas montimit.
  • Koordinon furnizimin me materialet dhe pajisjet e nevojshme për realizimin e projekteve.
  • Komunikon me klientët, drejtuesit e kantierëve dhe palët e tjera të përfshira në projekt.
  • Identifikon dhe zgjidh problematikat që lindin gjatë realizimit të punimeve.
  • Raporton periodikisht mbi ecurinë e projekteve.
  • Siguron zbatimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • Koordinon ekipet për projektet aktuale dhe ato të reja që kompania merr në realizim.
Kualifikimet dhe Aftësitë
  • Eksperiencë minimale 3 vite në supervizim ose koordinim të punimeve në terren, preferohet në sektorin e dritareve, vetratave, fasadave ose ndërtimit.
  • Aftësi të mira organizative dhe drejtuese.
  • Aftësi për menaxhimin dhe motivimin e ekipeve të punës.
  • Njohuri të proceseve të montimit dhe leximit të projekteve teknike përbëjnë avantazh.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe zgjidhjeje problemesh.
  • Njohuri bazë të Microsoft Office.
  • Patentë drejtimi, kategoria B.
  • Gatishmëri për lëvizje në terren.
Ofrohet
  • Kontratë e rregullt pune.
  • Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
  • Ditët e punës: E Hënë-Shtunë.
  • Orari: 08:00-16:00.
  • Festat fetare pushim.
 


Apply WhatsApp
Back
Top