STORE MANAGER for SINSAY 📍 TIRANE
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 8 Medreseja | Tregu Industrial
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Marketing
- Menaxhim Biznesi
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Supervizor | Team Leader
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience


LPP S.A është kompani ndërkombëtare e modës që u mundëson klientëve të saj të shprehin individualitetin e tyre në modë për më shumë se 30 vjet.
Në përbërjen e saj, LPP ka 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay, dhe secila prej tyre është dizejnuar për grupe të ndryshme konsumatorësh
që ndjekin stile jetese të ndryshme dhe kanë nevoja të ndryshme.
Koleksionet tona janë të paraqitura në mbi 2,200 dyqane shitjeje në më shumë se 40 vende dhe me mbi 30,000 punonjes në të gjithë Europën,
Azinë dhe Lindjen e Mesme.
Ne po hapemi edhe në Shqipëri, dhe forca më e madhe lëvizëse e kompanisë sonë janë punonjësit, ndaj te ftojmë, BËHU PJESË E KËSAJ FORCE!


Shqipëri
Marka SINSAY është e para që hapet në tregun Shqiptar dhe LPP ALBANIA është në kërkim të STORE MANAGER/ MENAXHER DYQANI
per dyqanin tonë në Emerald Center, Tiranë, për tu bashkuar me ekipin tonë.

- Përgjegjës direkt për të gjithë mbarëvajtjen e dyqanit, menaxhimin e stafit, detyrave dhe pikë kryesore referimi për punonjesit.
- Përmbushja e qëllimeve të shitjes dhe sigurimi i kënaqësisë së klientëve përmes shërbimit cilësor.
- Mbajtja e standardeve vizuale dhe kushteve të jashtëzakonshme në dyqan.
- Zgjidhja e çështjeve të klientëve dhe përmbushja e administrimit sipas politikave dhe procedurave.
- Rekrutimi, trajnimi dhe motivimi i stafit, duke ofruar mentorim dhe feedback.
- Menaxhimi i orareve dhe organizimi i përgjegjësive ditore, javore dhe mujore

- Përvojë në menaxhimin e ekipit
- Diplomë e shkollës së mesme.
- Përvojë në një rol të ngjashëm në industrinë e tekstileve ose Retail.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe menaxhim të ekipeve.
- Aftësi organizative për përcaktimin e prioriteteve dhe qëllimeve.
- Njohuri të avancuara në MS Office dhe komunikim i mirë në gjuhën angleze

- Pozitë të qëndrueshme në një kompani ndërkombëtare të besueshme dhe me reputacion në industrinë e modës
- Pozitë të pavarur me liri të konsiderueshme veprimi
- Punë në një kompani me vlera të qarta dhe transparente që janë pjesë e kulturës sonë organizative
- Kontratë pune për një kohë të pacaktuar me përfitime shtesë
- Voucher me produkte për çdo sezon
- Produktet e Sinsay për çdo sezon
- Mjedisi dinamik të punës
- Makinë kompanie në dispozicion
- Hybrid work

Dërgoni aplikimin/ CV-në tuaj me Subjekt STORE MANAGER dhe qytetin ku po aplikoni në recruitmentalbania@lpp.com - Psh: STORE MANAGER, TIRANE.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për një intervistë.
Apply WhatsApp