STORE MANAGER for SINSAY 📍 Bilisht
- Korce
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Supervizor | Team Leader
- Eksperienca
- vetem me eksperience
LPP S.A është një nga kompanitë më të mëdha të modës në Europë, me 30+ vite histori, 5 marka të fuqishme (Reserved, Mohito, Cropp, House, Sinsay), mbi 2,200 dyqane në më shumë se 40 vende, dhe një ekip prej 30,000 profesionistësh që formësojnë përditë përvojën e miliona klientëve.
LPP po ndërton praninë e saj në Shqipëri, duke hapur mundësi të reja për talente që duan të rriten, të udhëheqin dhe të bëhen pjesë e një kulture moderne, dinamike dhe me standarde evropiane.
Në LPP, kjo kulturë ndërtohet përditë nga vlerat tona FAST, të cilat na drejtojnë në gjithçka që bëjmë: punojmë me Zjarr (Fire) dhe pasion, veprojmë me Ambicie (Ambition) dhe vendosmëri, synojmë Suksesin (Success) përmes rezultateve të matshme dhe kultivojmë Besimin (Trust) në çdo marrëdhënie me njëri-tjetrin. Nëse këto vlera të përfaqësojnë, atëherë mënyra jonë e punës është edhe e jotja.
Me SINSAY si markën e parë të LPP që hap dyert në tregun shqiptar, po kërkojmë një Menaxher/e Dyqani me energji, stil drejtues dhe orientim të fortë drejt performancës për të ndërtuar ekipin e parë në Bilisht dhe për të vendosur standardet e para të brandit në këtë qytet.
Ky rol nuk është thjesht menaxhim – është ndërtim kulture, frymëzim ekipi dhe themelimi i një përvoje klienti që përfaqëson LPP.
- Udhëheqja e dyqanit në të gjitha aspektet operacionale dhe komerciale.
- Menaxhimi, mentorimi dhe zhvillimi i stafit, duke krijuar një ekip të fortë dhe të motivuar.
- Sigurimi i standardeve vizuale dhe operacionale sipas filozofisë së LPP.
- Përmbushja e objektivave të shitjeve dhe garantimi i një përvoje të shkëlqyer klienti.
- Zgjidhja profesionale e situatave dhe mbajtja e një komunikimi efektiv.
- Planifikimi i orareve, organizimi i detyrave dhe raportimi i rregullt.
- Eksperiencë të provuar në drejtim ekipi (idealisht në Retail).
- Diplomë e shkollës së mesme ose të lartë.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, motivimi dhe menaxhimi.
- Orientim ndaj rezultateve dhe aftësi organizative.
- Njohuri të mira në MS Office dhe anglisht.
- Një qëndrim proaktiv dhe gatishmëri për të punuar në një ambient në rritje.
- Mundësi për t’u bërë pjesë e hapjes së parë të markës SINSAY në Shqipëri.
- Një rol të qëndrueshëm në një kompani ndërkombëtare me reputacion të lartë.
- Kulturë pune transparente dhe moderne, ku vlerat FAST janë pjesë e përditshmërisë.
- Kontratë me kohë të pacaktuar dhe përfitime shtesë.
- Ulje të produkteve Sinsay.
- Mjedis dinamik, mundësi zhvillimi dhe rrugë reale për avancim në karrierë.
Dërgoni CV-në tuaj me Subjekt: STORE MANAGER – Bilisht në:
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Apply WhatsApp