• Specialisti Kondicionimi (HVAC)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
vetem me eksperience
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës. Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Ne jemi në kërkim të një Specialisti Kondicionimi (HVAC) për t'iu bashkuar ekipit tonë.

Detyrat
  • Instalimi i sistemeve të kondicionimit, ventilimit dhe ngrohjes sipas projekteve teknike.
  • Montimi i njësive të brendshme dhe të jashtme të sistemeve HVAC.
  • Kryerja e mirëmbajtjes periodike dhe diagnostikimi i defekteve.
  • Riparimi dhe zëvendësimi i komponentëve të dëmtuar të sistemeve.
  • Testimi dhe vënia në funksion e pajisjeve pas instalimit.
  • Zbatimi i standardeve të cilësisë dhe rregullave të sigurisë në punë.
  • Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe drejtuesin e projektit për realizimin e punimeve brenda afateve.
Kualifikimet
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në instalimin e sistemeve HVAC industriale dhe/ose civile.
  • Të ketë përfunduar shkollë profesionale.
  • Të ketë ndjekur kurs për instalime kondicionimi (minimumi 6 muaj).
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim në punë.
Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adreses tone te emailit: hr@agikons.com

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail:hr@agikons.com
Adresa:
Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

068 648 0086


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top