Specialisti i Marrëdhënieve me Individët - Dega Shkodër
- Shkoder
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë dinamik të cilëve iu pëlqen marrëdhënia me klientët dhe sfidat për t’iu bashkuar Degës Shkodër në pozicionin:
Përkufizimi i pozicionit:
Specialisti i Marrëdhënieve me Individët mirëmban dhe rrit marrëdhëniet me klientët e protofolit ekzistues dhe në të njëjtën kohë zhvillon marrëdhëniet me klientë të rinj.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillon biznesin me klientët individë në përputhje me objektivat e degës dhe bankës;
- Menaxhon dhe zhvillon portofolin përkatës së klientëve;
- Menaxhon kreditë me probleme për portofolin përkatës;
- Tërheq klientë të rinj, menaxhon marrëdhëniet me klientët dhe identifikon mundësitë për të penetruar në tregun lokal duke identifikuar nevojat e klientëve dhe duke iu dhënë atyre informacion e duhur mbi kredinë për kombinimin sa më të mirë të mundshëm të produkteve për secilin prej klientëve;
- Promovon imazhin e bankës në rrethin e tij/saj shoqëror dhe atë profesional;
- Promovon produktet dhe shërbimet e bankës, negocion kushtet me të cilat do t’i ofrohen klientit brenda limiteve të lejuara pë të siguruar shitje të kryqëzuar dhe të thelluar të produkteve;
- Eshtë përgjegjës për paraqitjen dinjitoze të degës në tregun bankar për individët;
- Vepron në përputhshmëri me proçedurat dhe rregulloret në fuqi të bankës dhe direktivave të Bankës së Shqipërisë;
- Diplomë universitare në Ekonomi ose fushë të ngjashme;
- Minimumi 3 vite eksperiencë në sektorin bankar, e preferueshme në pozicione të ngjashme;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
- Të ketë aftësi të forta gjykuese në kredidhënie me aftësi të të menduarit në mënyrë kreative dhe fleksibël;
- Të jetë i aftë të punojë nën presion dhe të arrijë afatet kohore;
- Njohuri të shkëlqyera shkruese dhe verbale të gjuhës angleze;
- Njohuri shumë të mira të programeve Microsoft Office;
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen
Tirana Bank dëshiron të vërë në vëmendjen e kandidatëve të interesuar se çdo informacion që do të paraqesin lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standardeve më të larta në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr.9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Gjithashtu, me dhënien e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të të dhënave personale të tij nga ana e Tirana Bank vetëm për përdorim të brendshëm të bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai ka deklaruar vullnetarisht këto të dhëna
Apply