Specialisti/e Kompensimeve dhe Benefiteve
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE
TITULLI I PUNËS: Specialisti/e Kompensimeve dhe Benefiteve
VENDI: Tiranë
DEPARTMENTI: Menaxhimit Burimeve Njerëzore
PËRSHKRIM PUNE
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PUNËS
- Përgatitja dhe mirëmbajtja e kontratave të punës për të gjithë stafin dhe përgatit amendimet e kontratave të punës sipas rastit.
- Sigurohet që punonjësit bien dakord dhe nënshkruajnë formularët e brendshëm të deklaratës (Rregullorja për Konfidencialitetin dhe Përgjegjësitë e Përdoruesit, Deklarata mbi Kodin e Etikës, Deklarata e Konfidencialitetit) në ditën e parë të punësimit.
- Kryen njoftimet për punësimet dhe largimet në strukturat përkatëse të bankës sipas procedurave në fuqi.
- Plotëson dhe mirëmban dosjet personale të punonjësve të UBA.
- Ndjek prezencen e stafit në punë dhe sigurohet që gjithcka është e regjistruar në HRBIS.
- Ndjek planifikimin e pushimeve vjetore, udhëzon stafin për përdorimin e saj në përputhje me procedurat dhe rregulloret e bankës.
- Udhëzon të gjithë punonjësit lidhur me Moduli I Menaxhimit të Lejes dhe Listëprezencës në punë.
- Prodhon raporte të ndryshme për prezencën në pune me kërkesë të DMBNJ ose CEO.
- Përgatit pagat në UBA bazuar në prezencën mujore të stafit dhe llogarit shtesat dhe ndalesat mujore.
- Kryen deklarimin e listëpagesës mujore, deklarimin e punonjësve të rinj dhë të larguar në Drejtorine ë Përgjithshme të Tatim Taksave.
- Menaxhon dhe mirëmban sistemin e burimeve njerëzore. Bën përditesimin e të dhënave në HRBIS dhe komunikon me kompanine ofruese të shërbimit për cdo problematikë.
- Përgatit raporte të ndryshme pagash për palët e treta, të miratuara nga CEO (p.sh. e jashtme Auditimi dhe Banka e Shqipërisë).
- Përgatit vërtetimet e punës për punonjësit sipas kërkesës.
- Ndjek afatet e Vlerësimit të Periudhës së Provës.
- Ndjek hyrjet-daljet nga skema sigurimit privat shëndetësor, komunikon me kompaninë ofruese të shërbimit dhe departmentin e financës për cështje të lidhura me to.
- Ndjek hyrjet daljet nga skema e pensionit privat dhe komunikon me kompaninë ofruese të shërbimit dhe departmentin e financës për cdo cëshjte të lidhur me to.
- Në bashkëpunim me mjekun e kompanisë, mirëmbajnë dhe përditësojnë kartelat mjekësore të punonjësve, sipas kërkesave të ligjit.
KËRKESAT PËR POZICIONIN
- Diplomë universitare ne Shkenca Ekonomike apo te fusha te ngjashme me to.
- Aftësi shumë të mira në komunikimin me shkrim dhe me gojë.
- Aftësia për të komunikuar me njerëzit.
- Të aftë për të punuar në një ekip.
- Njohuri shumë të mira për anglishten e folur dhe të shkruar.
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të mira
- Etikë të fortë profesionale
LINJA E RAPORTIMIT
Specialisti/e Kompesimeve dhe Benefiteve raporton te Drejtori i Departamentit të Manaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Vlerësimi I performancës
Drejtori i Departamentit të Manaxhimit të Burimeve Njerëzore do të vlerësojë performancën në punë të Specialisti/e Kompesimeve dhe Benefiteve sipas politikave dhe procedurave të Bankës.
Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne CV e tyre dhe letren e motivimit ne adresen e e-mailit hr@uba.com.al . Ju bejme me dije qe te gjithe kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.
Afati i fundit i aplikimit 24 shkurt 2026.
Apply