• Specialiste/i i Protokollit dhe Recepsionit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. Menaxhim Biznesi
  4. Sociologji | Psikologji
Eksperienca
vetem me eksperience
ECFA Sh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral
me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre.
Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Specialiste/i i Protokollit dhe Recepsionit

PËRGJEGJESITË KRYESORE

  • Protokollimi i shkresave zyrtare hyrëse dhe dalëse në përputhje me afatet përkatëse.
  • Hedhja dhe përditësimi i të dhënave në regjistrin elektronik të protokollit të Kredo.al.
  • Zbatimi i detyrave që rrjedhin nga kuadri ligjor dhe nga udhëzimet e Drejtorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore.
  • Përgjegjësi për mirëmbajtjen e recepsionit dhe koordinimin e postës për të gjithë sektorët.
  • Bashkëpunimi me specialistët e sektorëve të tjerë të drejtorive të Kredo Finance, në përputhje me kontratën e punës, rregulloren e brendshme dhe përshkrimin e punës.
  • Asistimi në përgatitjen e planit të punës për Drejtorin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore.
  • Raportimi periodik, sipas intervaleve të planifikimit, mbi detyrat dhe objektivat e realizuara.
  • Kryerja e detyrave në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe rregulloren e brendshme të institucionit.
  • Menaxhimi i procesit të inventarizimit të dokumentacionit (mandat pagesa, dokumentacion kredie).
  • Mirëmbajtja dhe administrimi i procesit të Petty Cash.
  • Mirëmbajtja dhe administrimi i procesit të furnizimit me naftë.
KOMPETENCAT E PROFILIT
  • Arsim i lartë; preferohet Fakulteti i Ekonomisë ose Shkencat Sociale.
  • Njohuri mbi sektorin bankar dhe/ose mikrofinanciar.
  • Përvojë pune 1–3 vite në sektorin bankar/mikrofinanciar.
  • Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohës dhe komunikimit.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe brenda afateve.
  • Vëmendje shumë e lartë ndaj detajeve.
Kompetencat Kyçe
  • Integritet dhe Besueshmëri
  • Aftësi për përcaktimin e prioriteteve
  • Orientim drejt zgjidhjes së problemeve
  • Aftësi planifikimi
  • Orientim drejt rezultateve
BENEFITET

√ ECFA sh.a dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron
√ Institucioni ECFA sh.a përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

· Për nivelin e Specialistit ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat
· Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
· Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese


Instruksione mbi aplikimin
Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:
https://talent.sage.hr/jobs/a3a3d899-bf50-42ab-95ca-80e8744de244
 


Apply WhatsApp
Back
Top