• Specialist për Flotën

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale
dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.


CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Specialist për Flotën

Përgjegjësia kryesore e këtij roli është koordinimi i proçeseve lidhur me flotën e CCBS,
monitorimi dhe azhornimi në kohë i databazës për çdo ndryshim në statusin e automjeteve,
komunikimi me servisin e autorizuar për automjetet në përdorim, etj


Roli dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon detyrimet kontraktuale dhe shërben si pikë ndërlidhje me furnizuesit për flotën e automjeteve të CCBS.
    Mban të dhënat për aksidentet dhe njofton departamentet përkatëse të interesuar si edhe njofton furnitorë deri në zgjidhjen e situatës.
  • Mban në excel të dhënat e automjeteve (targa, përdorues, km, shërbime, avari, etj) regjistron mjetet e dorezuara,
    qarkullimet e mjeteve dhe levizje të tjera të mundshme të mjeteve zëvëndësuese, etj.
  • Mban të dhëna specifike për çdo mjet, kohën kur kanë kryer sherbimet, kilometrat kur janë kryer, kohëzgjatja e servisit etj.
  • Ndjek difektet e raportuara, njofton furnitorin dhe koordinohet me servisin dhe perdoruesin.
  • Ndjek shërbimet e mjeteve, njofton furnitorin dhe koordinohet me servisin dhe perdoruesin.
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Diplomuar me bachelor ne Biznes ose Logjistikë.
  • Minimumi 3 vite experience në role të ngjashëm
  • Aftesi te larta organizative me zotesi për tu përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve.
  • Komunikues i mirë.
  • Përdorimi i Microsoft Office, duke përfshirë; Word, Excel dhe Outlook.
  • Njohuri të mira te gjuhes Anglisht / Italisht.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV
në adresen e-mail:
hr@cocacola.al
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top