• Specialist IT

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT Adminsitrim Rrjeti
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 92 markete, 4 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Pozicioni: Specialist IT
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Spar Albania kërkon një IT Specialist energjik dhe të përkushtuar, i cili do të jetë pika e parë e kontaktit për përdoruesit tanë. Kandidati ideal do të ndihmojë në diagnostikimin, zgjidhjen e problemeve teknike duke garantuar një përvojë të shkëlqyer për klientët dhe stafin e brendshëm.

Detyra dhe Përgjegjësi:
  • Ofrimi i mbështetjes teknike për përdoruesit SPAR përmes telefonit, email-it ose sistemit helpdesk.
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen, konfigurim, troubleshooting te pajisjeve hardware (servers, workstation, laptop, printers & mobile devices) si dhe softwares qe lidhen me to.
  • Zgjidhja e problemeve të lidhura me infrastukturen/asetet me remote ose vizita ne dyqanet.
  • Monitorimi i aksesit per service providers tek sistemet perkatese.
  • Mirembajtje e aseteve IT ne zyrat qendrore dhe dyqanet Spar.
  • Sigurimi i performancës optimale të sistemeve dhe pajisjeve teknologjik.
  • Dokumentimi i kërkesave dhe zgjidhjeve në sistemin e menaxhimit të helpdesk.

Kërkesat:
a. Edukimi: Diplomë në Teknologji Informacioni, Informatikë ose fusha të ngjashme.
b. Eksperiencat e punës: Eksperience 1-2 vite (perben avantazh).

Kualifikime të tjera:
  • Të ketë njohuri të mira të sistemeve të operimit Windows client 10 , 11, si dhe njohuri bazike active directory per krijim users dhe modifikime.
  • Ekperience ne rolin help-desk troubleshooting perben avantazh.
  • Të ketë njohuri te mira per suport të paisjeve si printera, fotokopje, skanera etj.
  • Njohuri për rrjete kompjuterike (IP, DNS, DHCP, VPN) janë avantazh.
.

c.Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh.

d. Aftesi të tjera:
- Aftësi për te punuar në skuadër;
- Aftësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj shërbimit.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.



Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top