• Specialist Inventari

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience

Qëllimi i pozicionit

Inventarizuesja është përgjegjëse për kontrollin, verifikimin dhe rakordimin e stokut fizik me të dhënat në sistem, duke siguruar saktësinë e inventarit dhe mbështetur proceset financiare dhe operative të kompanisë.

Detyrat kryesore

  • Kryen inventarizime periodike dhe të paplanifikuara në magazina, showroom-e dhe pika shitjeje.
  • Verifikon përputhshmërinë e stokut fizik me evidencat në sistem.
  • Identifikon dhe raporton diferencat e inventarit, mungesat ose tepricat.
  • Përgatit procesverbale dhe raporte inventarizimi.
  • Kryen rakordime ndërmjet stokut fizik, dokumentacionit dhe sistemit ERP.
  • Analizon shkaqet e diferencave dhe propozon masa korrigjuese.
  • Bashkëpunon me departamentet e financës, magazinës, shitjeve dhe logjistikës.
  • Kontrollon dokumentacionin e hyrjeve, daljeve dhe transferimeve të mallrave.
  • Ndjek zbatimin e procedurave të inventarit dhe kontrollit të brendshëm.
  • Merr pjesë në inventarët mujorë, periodikë dhe vjetorë të kompanisë.
  • Monitoron lëvizjet e stokut dhe raporton çdo parregullsi.
  • Përgatit analiza dhe raporte për menaxhmentin mbi rezultatet e inventarizimeve.
  • Siguron ruajtjen dhe administrimin korrekt të dokumentacionit të inventarit.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë në inventarizim, financë, magazinë ose kontroll stoku (avantazh).
  • Njohuri të mira të Excel dhe sistemeve ERP.
  • Njohuri mbi procedurat e inventarit dhe kontrollit të brendshëm.

Aftësi personale

  • Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi analitike dhe organizative.
  • Integritet dhe përgjegjshmëri profesionale.
  • Aftësi për të punuar me volume të mëdha të dhënash.
  • Komunikim dhe bashkëpunim i mirë me departamentet e tjera.
  • Gatishmëri për lëvizje ndërmjet pikave të kompanisë sipas nevojës.
📍 Vendndodhja: Brunes TIRANE
🚗 Transport i përfshirë
💰 Page konkuruese


Mund te aplikoni duke
Dërguar CV në adresën hr@brunes.al
Dërguar CV në WhatsApp në numrin 0697070978.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top