Specialist i Zhvillimit te Kanaleve Digjitale - CRM & Central Marketing Department
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Specialist i Zhvillimit te Kanaleve Digjitale - CRM & Central Marketing Department
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Të kontrollojë karakteristikat e produktit në sistemin bankar, Dega Internet, BKT Smart, Bankomat dhe kanale të tjera të përdorura nga banka me qëllim që të sigurohet që funksionojnë në rregull dhe në përputhje me karakteristikat e produktit.
- Jep kontribut direkt në krijimin/ modifikimin/ zhvillimin dhe testimin e produktit në kanale digjitale.
- Asiston në implementimin e kanaleve të reja për produktet dhe shërbimet e ofruara.
- Të përgatisë analiza biznesi per performance e kanaleve digjitale.
- Të zgjerojë rrjetin e ATM-ve. Të koordinojë procesin e instalimit të ATM-ve të reja.
- Përgatit raporte Fizibiliteti dhe Përfitueshmërie për cdo ATM offsite në mënyrë që t’i shërbejë procesit të vendimarrjes për aprovimin/ anullimin/ rinovimin e kontratave të ATM-ve.
- Ndjek dhe është përgjegjës për procesin e pagesave te kryera ne kanale ATM, Dega Internet & BKT Smart.
- Të përgatisë, ndjekë dhe implementojë projekte të lidhura me llogaritë, pagesat digjitale dhe transfertat individuale.
- Të ndjek proçedurat e sherbimit të pagesave të kryera nëpërmjet platformave te perdor banka.
- Të suportojë dhe trajnojë stafin e Degëve për karakteristikat e produkteve, veçoritë dhe kushtet, të jetë në dispozicion të tyre për çështje të lidhura me kanalet digjitale.
- Të përgatisë dhe përditësojë materiale trajnuese të lidhura me shërbimin e transfertave.
- Të monitorojë transfertat e kryera nëpërmjet platformave..
- Të paraqes sygjerime tek drejtuesi me qëllim që të plotësojë sa më mirë objektivat dhe prioritetet e Departamentit.
- Përgatit raporte dhe analizë financiare bazuar ne kërkimet e tregut dhe të dhënat e raporteve te brendshme për të prezantuar produkte/shërbime të reja në kanalet digjitale.
- Kontribuon në automatizimin dhe formalizimin e procedurave dhe proceseve të departamentit duke përgatitur Flowcharts, Inter-Office Memos, Procedura dhe Manuale.
- Diplomë Universitarare në Ekonomi, Informatikë Ekonomike, Inxhinjeri Elektronike apo fakultete të ngjashme.
- Eksperiencë pune të paktën 2 (dy) vite eksperiencë në sektorin Bankar.
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike dhe të ketë aftësi të mira në platformat e BI; Microsoft Office: Exel, Word, Outlook, PowerPoint, HTML etc.
- Te kete njohuri mbi sistemet e e operimit te Bankomateve.
- Të ketë aftësi konceptuale, analitike, kreative për sektorin Bankar.
- Të mund të punojë jashtë orarit zyrtar të punës sipas kërkesave të punës.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.