• Specialist i Shërbimit të Klientit, Dega Lezhë

Lezhe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Rreth nesh

ECFA sha është një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozitën e Specialist i Shërbimit të Klientit për degën Lezhë.

Përshkrimi i detyrave

√ Procesimi i aplikimeve për kredi në degë duke ushtruar proceset e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuara nga kompania.
√ Vlerësimi i dokumentacionit të paraqitur nga Klienti.
√ Organizimi i dosjes së kredisë dhe paraqitja e rastit për aprovim sipas kritereve të përcaktuara në procesin e kredidhënies.
√ Menaxhimi i kërkesave të ndryshme të klienteve në lidhje me informacionin dhe proceset e kredisë së marrë prej tyre.
√ Kryerja e transaksioneve të kesh-it për pagesat e kredive të procesuara dhe menaxhimi i arkës sipas standarteve të duhura.
√ Shërbimi i klienteve në degë duke u kujdesuar për kërkesat e tyre dhe adresimin e duhur të problematikave të raportuara sipas proceseve të brendshme të shoqerisë.

Kërkesat kryesore

√ Diplomë Universitare
√ Aftësi të shkëlqyera komunikmi (verbale dhe në të shkruar)
√ Eksperiencë në sektorin e shërbimit të klientit për të paktën 1 vit.
√ Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
√ Aftësi analitike dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
√ Profesionalisht i aftë për përdorimin e Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
√ Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe me aftësi për të vënë prioritet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njëkohësisht.

Benefitet

√ ECFA sha dëshiron të krijojë një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron
√ Institucioni ECFA sha përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat

Trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese


Instruksione mbi aplikimin

Nëse ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur që mund të ndihmojë në rritjen e kulturës së kompanisë, ju lutem dergoni CV tuaj në linkun:

 


Apply WhatsApp
Back
Top