• Specialist i Riskut te Kredise, Njesia e Riskut te Kredise

Siguron që aplikimet për kredi janë në përputhje me parimet dhe kriteret e kredidhënies nga aspekti i riskut të kredisë, me qëllim minimizimin e riskut.



Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:


  • Verifikon aplikimin për kredi duke marrë një vendim profesional rreth situatës së klientit, në përputhje me politikat dhe proçedurat e kredidhënies në fuqi;
  • Siguron që të gjitha aplikimet janë në përputhje me politikat e kredidhënies në fuqi;
  • Vlerëson kapacitetin dhe jep mendimin mbi riskun përkatës si dhe merr pjesë si anëtar me të drejta të plota në Komitetin e Kredisë;
  • Reagon shumë shpejt ndaj kërkesave të oficerëve të kredisë; Përgatit përmbledhjen e rasteve të kredisë dhe referon opinionin e tij / saj në Komitetin e Kredisë; Informon për rreziqet e identifikuara dhe masat e propozuara në lidhje me zbutjen e riskut të kredisë;
  • Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë për t’u rregulluar;
  • Trajnon dhe mentoron stafin shitës të degëve përkatëse lidhur me vlerësimin e riskut të kredisë, duke u fokusuar në cilësinë e kredidhënies.


Kërkesat për pozicionin:


  • Eksperiencë pune e preferueshme 4 vite në shitje në pozicionin oficer /analist kredie ose specialist risku në një institucion financiar/bankë;Aftësi të shkëlqyera analize financiare;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie pozitive brenda kompanisë;
  • Aftësi për të ndërtuar ekspertizë profesionale me integritet dhe përkushtim;
  • Aftësi të shkëlqyera trajnuese;
  • Diplomë Universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme.

Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 9 Prill 2024, në adresën e emailit humanresources@noafin.al.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top