Specialist i Riskut te Kredise, Departamenti i Menaxhimit te Riskut dhe Perputhshmerise
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë t’i përmirësojmë ato.
Union Bank numëron rreth 450 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre.
Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Menaxhimit të Riskut dhe Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë, në pozicionin:
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Përgjegjës për identifikimin, vlerësimin, monitorimin dhe raportimin e risqeve ndaj të cilëve ekspozohet banka, me fokus kryesor riskun e kredisë. Pozicioni operon si një linjë kontrolli për ekspozimet e portofolit të kredisë në tërësi, paralelisht me linjën e parë dhe të dytë të kontrollit të implementuar në Divizionet e Biznesit dhe Kredisë. Detyrat dhe përgjegjësitë e pozicionit bazohen në politikat dhe proçedurat e aprovuara të menaxhimit të riskut.
Përgjegjësitë kryesore:
Kërkesat e profilit:
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 16 Maj 2023
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [I]humanresources@unionbank.al[/I].

Specialist i Riskut të Kredisë

- Ndjek dhe monitoron risqet dhe proçesin e menaxhimit të riskut, përgatit raportet e riskut duke analizuar zhvillimet dhe paraqitur konkluzionet në fushat e mëposhtme:
- risku i kredisë së portofolit në tërësi (jo në nivel dosjesh/raste individuale);
- risku i shlyerjes së kundërpalës (për kategoritë e tjera të klientëve);
- risqet operacionale ne fushën e kredisë (fokusuar në proçeset/proçedurat kreditore) me qëllim minimizimin e humbjeve që mund të ketë banka nga ky risk.
- Përgjegjës per ndjekjen dhe zbatimin e kërkesave rregullative dhe të brendshme në fushën e menaxhimit të riskut.
- Monitoron dhe analizon me detaje strukturën e portofolit të kredisë, shpërndarjen e tij, sjelljen dhe trendet, zhvillimin e kredive me probleme etj. Përgatit raporte në bazë mujore për Komitetin e Menaxhimit të Riskut të Kredisë.
- Përgjegjës për zhvillimin dhe monitorimin e indikatorëve të paralajmërimit të hershëm (early-warning) dhe atyre të rëndësishëm, në nivel portofoli, duke u fokusuar në investigimin e vonesave të hershme dhe parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm.
- Investigon raste specifike, të dyshimta ose skenarë të mundshëm mashtrimi, me fokus identifikimin e tyre si dhe vlerësimin e mangësive të proçesit të kredidhënies.
- Ndihmon në llogaritjen e provigjioneve sipas Standarteve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS9) dhe analizën e rezultateve si dhe llogaritjen e komponentit forward-looking në kuadër të llogaritjes së provigjioneve sipas standartit IFRS9.
- Përgjegjës për hartimin dhe rishikimin e skenarëve të stresit, analizimin e impaktit, vlerësimin e supozimeve të përdorura, analizimin e besueshmërisë së tyre duke vlerësuar përshtatshmërinë e kapaciteteve për përballimin e risqeve në kushte ekstreme apo ndikimin në treguesit kryesorë.
- Identifikon risqet, vlerëson përshtatshmërinë e kontrolleve të propozuara ose propozon kontrolle të reja përgjatë vlerësimit të produkteve të reja apo të proçeseve të caktuara.
- Ndihmon ne përgatitjen e raporteve për Bankën e Shqipërisë (si ICAAP, Recovery etj.) për fushat që mbulon.
- Monitoron ndryshimet rregullative, përshtatshmërinë e metodave llogaritëse, supozimeve apo elementëve të tjerë si dhe përshtat këto ndryshime në politikat / proçedurat / metodologjitë e implementuara.
- Bashkëpunon dhe/ose koordinon punën me departamentet e tjera lidhur me realizimin e projekteve të caktuara si dhe kryen detyra të tjera sipas nevojave të departamentit.
Kërkesat e profilit:
- Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, ose fusha të tjera si Statistikë, Matematikë.
- Eksperiencë 3 vite në sistemin bankar, nga të cilat të paktën një vit si oficer biznesi/kredie, risku ose raportimi financiar.
- Aftësi të dalluara për punën me shifra, njohuri statistikore dhe përdorimi i modeleve matematikore dhe ekonometrike.
- Njohuri të mira të praktikës bankare.
- Aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe prezantimi.
- Të jetë i përgjegjshëm dhe me iniciativë.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
- Përdorim shumë të mirë të programeve të paketës Microsoft Office, etj.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 16 Maj 2023
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Apply WhatsApp