• Specialist i Mediave Sociale dhe Online Marketing

Shkoder
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing-online | Social Media | SEO
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Famiko Group është një kompani me qendër në Shkodër e cila është përgjegjës për planifikimin, menaxhimin, konsulencën strategjike për aktivitete që operojnë në fushën e marketing, të shërbimit taksi, fasoneri, ndërtim dhe ndërmjetësim shitblerje imobiliare.

Famiko Group është në kërkim të një specialisti i cili krijon përmbajtje në rrjetet sociale, mbikëqyr ndërveprimet kompanisë me publikun, analizon të dhënat, monitoron, ekzekuton dhe mat praninë e kompanisë dhe shërbimeve apo produkteve në platformat e mediave sociale.

Kompania Famiko Group

Pozicioni: Specialist i Mediave Sociale dhe Online Marketing

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
  • Hartimi dhe ekzekutimi i strategjisë marketing në rrjetet sociale
  • Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes së publikuar (imazhe, video, tekst, audio/podcast)
  • Monitorimi i përformancës së përmbajtjes të publikuar në rrjetet sociale nëpërmjet treguesve, KPI të ndryshëm
  • Zhvillimi dhe zgjerimi aktiviteteve të komunitetit internet dhe/ose të influencer
  • Përpilimi i raporteve që tregojnë rezultatet
  • Vëzhgon tendencat e mediave sociale dhe informon drejtuesit e kompanisë për ndryshimet e rëndësishme në lidhje me aktivitetet marketing

Profili i kandidatit:

  • Njohuri dhe aftësi në fushën e marketing
  • Eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale
  • Preferohet njohuri dhe eksperiencë në Google Analytics
  • Njohuri të përgjithshme mbi optimizimin e motorëve të kërkimit
  • Përvojë në identifikimin e audiencës të synuar si dhe kujdes për fushatat marketing për të tërhequr vëmendjen e tyre
Dërgoni CV tuaj në: info@famiko.al
 


Apply
Back
Top