Specialist i Angazhimit të Punonjësve & Markës së Punëdhënësit
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Burime njerezore - HR
- Marketing
- Menaxhim Biznesi
- Sociologji | Psikologji
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Specialist i Angazhimit të Punonjësve & Markës së Punëdhënësit
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Eshtë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për të rritur angazhimin e punonjësve brenda organizatës së tyre. Ai/Ajo punon me punonjësit duke ndjekur nga afër zhvillimin e tyre personal dhe profesional dhe ndërvepron me mbikëqyrësit për t'i ndihmuar ata të kuptojnë se si mund të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre me punonjësit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

- Bën njoftimet përkatëse për punonjësit e rinj në kompani dhe Grupin Balfin;
- Administron procesin e Vlerësimit të Performancës duke i bërë ato pjesë të dosjeve të personelit dhe bën raportet përkatëse;
- Administron të gjithë procesin e orientimit të punonjësit duke siguruar për të gjithë informacionin e nevojshëm për një përshtatje maksimale;
- Kryen kërkime në treg për kurse trajnimi, prezantime, panaire që përqasen me profilin e kompanisë;
- Koordinon të gjitha disiplinat e tjera të Departamentit të Burimeve Njerezore për krijimin e raporteve standarte të këtij departamenti dhe sigurohet që ky raportim të kryhet në kohë dhe brenda çdo standarti;
- Organizon dhe Koordinon aktivitete të ndryshme në zbatim të planit të aktiviteteve;
- Adreson problematikat e stafit, shërben si ndërmjetësues në raste konflikti dhe procedon masat disiplinore të stafit, hartimin e tyre dhe arkivimin në dosjet e personelit;
- Sugjeron planifikimin e planit dhe strategjisë vjetore të kompanisë për sa i përket përcaktimit të aktiviteteve, zhvillimit të punonjësve dhe pozicionimin e markës së punëdhënësit në treg;
- Kujdeset për kërkesat e punonjësve dhe bën adresimin e tyre për zgjidhje pranë HRM dhe eprorit respektiv;
- Asiston punonjësit dhe Menaxherët në vlerësimin e nevojave për trajnim;
- Ndërmerr analizën e kërkesave për trajnim të të gjithë punonjësve bazuar në rishikimet vjetore të Performancës dhe metoda të tjera për të krijuar ecurinë e karrierës së punonjësve dhe planifikimin e vazhdimësisë për pozicionet kyçe brenda organizatës;
- Lehtësimi i aktiviteteve të përzgjedhura të trajnimit që fokusohen në fusha specifike të ekspertizës profesionale për të gjithë punonjësit dhe menaxhmentin;
- Propozon praktika të marrëdhënieve të punonjësve, të nevojshme për të krijuar një marrëdhënie pozitive punëdhënës-punonjës dhe për të promovuar një nivel të lartë të moralit dhe motivimit të punonjësve;
- Zhvillon dhe propozon standarte të reja raportimi dhe monitorimi të KPI-ve të Departamentit të Burimeve Njerëzore;
- Krijimi i vazhdueshëm i sondazheve për të matur kënaqësinë e punonjësve;
- Rishikimi i rezultateve të anketës dhe propozimi i planeve të veprimit bazuar në gjetjet e tyre;
- Kryerja e intervistave dalëse me punonjësit që largohen për të mbledhur informacion rreth arsyes pse ata po largohen nga kompania dhe si të përmirësohen normat e mbajtjes;
- Vlerëson vazhdimisht kulturën dhe klimën e kompanisë dhe propozon në kohë pranë HRM nëse shikon nevojën e ndryshimit për të përmirësuar kënaqësinë e punonjësve;
- Përcaktimi i praktikave dhe standarteve më të mira për të angazhuar punonjësit, kjo përmes konkurseve, programeve të mirënjohjes etj;
- Kryen kërkime për të parë se si është e pozicionuar marka e punëdhënësit në tregun e brendshëm por jo vetëm;
- Zhvillon dhe përdor matrica për të vlerësuar dhe gjurmuar suksesin e markës së punëdhënësit.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Shkenca Sociale, Administrim Biznesi, Marketing, Komunikim, etj;
Kualifikime të tjera:
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi të shkruar dhe verbal;
- Mendësi analitike me aftësinë për të interpretuar të dhënat;
- Njofuri te mira të programeve Canva, Powerpoint, BI, Advanced Excel
- Aftësi të mira kreative dhe bashkëpunuese;
- E aftë të punoj në skuadër por edhe në mënyrë individuale;
- Zotërim i gjuhës angleze të mbrojtur dhe në nivel shumë të mirë të shkruar dhe të folur (Njohja e gjuhëve të tjera të Komitetit Europian do të përbënin avantazh);
- Të jetë etike në marrëdhënie me kolegët;
- Shkrim të mirë daktilografik;
- Sistematike dhe e organizuar.
Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...mployer-Branding-Specialist?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 03/10/2024
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp