• Specialist i Analizave dhe Raportimit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Përshkrimi
Kompania Globe, operon ne tregun Shqiptar prej vitit 2002. Lider ne fushen e Shitjeve te pajisjeve Elektronike dhe Elektroshtepiake.

Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit, duke zhvilluar burimet tona njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë.
Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.

Pozicioni vakant: Specialist/e Statistikash dhe Analizash

Mbledh, perpunon, analizon dhe interpreton te dhenat statistikore dhe operacionale, duke i shoqeruar me konkluzione dhe rekomandime konkrete per permiresim, me fokus kryesor ne shitje, performance, KPI, kategori produktesh, dyqane dhe procese biznesi. Pozicioni kerkon nje profil shume analitik, te organizuar, te orientuar drejt detajit dhe me aftesi te forta per te menaxhuar volume te medha informacioni, per te ndertuar mekanizma kontrolli dhe per te kontribuar ne automatizimin dhe optimizimin e proceseve te raportimit.


Detyrat
  • Pergatitja e Raporteve
    • Mbledh, perpunon dhe analizon te dhena mbi shitjet, produktet, klientet, furnitoret dhe performancen e stafit
    • Pergatit raporte periodike statistikore dhe analitike per menaxhimin
  • Ndertimi i Raporteve te Reja & Permiresimi i Raporteve Ekzistuese
    • Rishikon raportet ekzistuese dhe propozon optimizime dhe automatizime
    • Mbeshtet ndertimin e raporteve te reja sipas kerkesave te menaxhimit dhe departamenteve
  • Analiza dhe Mbeshtetje per Vendimmarrje
    • Kryen analiza periodike dhe jo periodike sipas nevojave te biznesit
    • Jep interpretime dhe rekomandime per permiresimin e rezultateve
  • Sistemet Informatike & Optimizimi i Proceseve
    • Miremban dhe kupton ne thellesi databazat dhe query-t ekzistuese
    • Perdor njohurite ne SQL / Query per nxjerrjen dhe perpunimin e te dhenave
    • Merr pjese ne projekte zhvillimi si Power BI, automatizime dhe sisteme te reja raportuese



Kualifikimet
Arsimi

  • Diplome universitare ne Statistike, Informatike Ekonomike, Finance, Kontabilitet, Ekonomiks ose fusha te ngjashme.
Eksperienca
  • Eksperience ne analiza statistikore, raportim dhe perpunim te te dhenave perben avantazh te rendesishem.
  • Kandidatet me eksperience te kufizuar ose deri ne 2 vite mund te konsiderohen ne nivel Junior, me mundesi zhvillimi drejt pozicionit Specialist bazuar ne performance.
Programe
  • Njohuri shume te mira ne Microsoft Office
  • Nivel shume i mire ne Excel (Pivot Tables, Power Query, formula te avancuara)
  • Njohuri ne SQL / Query per nxjerrje dhe perpunim te te dhenave
  • Eksperienca me Power BI perben avantazh te rendesishem
Gjuhe te Huaja
  • Njohuri te mira te Gjuhes Angleze
Aftesite e Kerkuara
  • Aftesi shume te forta analitike dhe te menduarit kritik
  • Orientim drejt zgjidhjes se problemeve dhe rekomandimeve konkrete
  • Aftesi shume te mira organizative dhe menaxhim prioritetesh
  • Menaxhim i mire i kohes dhe respektim i afateve
  • Kujdes i larte ndaj detajeve, saktesise dhe koncizitetit
  • Aftesi per te punuar ne menyre te pavarur dhe me pergjegjesi te larte
  • Fleksibilitet dhe pershtatje ndaj kerkesave dinamike te biznesit
  • Komunikim profesional dhe bashkepunim nderdepartamental
  • Integritet dhe pergjegjesi profesionale

Shënime

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë Cv e tyre në adresat :
Email : hr@globe.al
Cel. : 0676027237

Mirëpresim çdo kandidat që plotëson kriteret e mësipërme .
Globe nxit zhvillimin e Karrierave dhe promovon Talentet !
 


Apply WhatsApp
Back
Top