Specialist/e Senior Marketingu (B2B & B2C)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Marketing Social Media | ADS | SEO
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozicion i Hapur – Specialist/e Senior Marketingu (B2B & B2C)
Jeni një profesionist/e i/e marketingut me eksperiencë në zhvillimin e strategjive B2B dhe B2C? Dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie lider në fushën e mjekësisë estetike dhe kozmetikës profesionale? Ne jemi në kërkim të një Specialisti/e Senior Marketingu, i cili do të luajë një rol kyç në zhvillimin e markave, mbështetjen e ekipit të shitjeve dhe rritjen e prezencës së kompanisë në treg.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Harton dhe zbaton strategjitë e marketingut për kanalet B2B dhe B2C.
- Bashkëpunon ngushtë me ekipin e shitjeve për të mbështetur zhvillimin e biznesit dhe rritjen e shitjeve.
- Menaxhon marrëdhëniet me klinikat partnere dhe koordinon aktivitetet marketing.
- Organizon trajnime, evente dhe prezantime për partnerët dhe klientët.
- Krijon dhe koordinon materiale marketingu, prezantime, fletëpalosje dhe përmbajtje edukative.
- Menaxhon dhe monitoron fushatat në Meta, Google Ads dhe kanale të tjera dixhitale.
- Analizon performancën e fushatave përmes Google Analytics 4 dhe përgatit raporte me rekomandime konkrete.
- Monitoron buxhetin e marketingut, ROI dhe performancën e çdo aktiviteti.
- Koordinon bashkëpunimin me freelancerë dhe partnerë të jashtëm për krijimin e materialeve vizuale.
- Menaxhon databazat, CRM dhe aktivitetet e email marketing.
Kriteret:
- Minimumi 3–6 vite eksperiencë në marketing, me të paktën 2 vite në industri si mjekësi estetike, farmaceutikë, pajisje mjekësore ose kozmetikë profesionale.
- Eksperiencë e provuar në marketing ose shitje B2B.
- Njohuri të mira mbi ndërtimin dhe menaxhimin e brandit.
- Aftësi shumë të mira në copywriting në gjuhën shqipe dhe njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Eksperiencë në menaxhimin e buxheteve dhe analizimin e performancës së fushatave.
- Njohuri shumë të mira në Google Analytics 4, Meta Business Suite, Google Ads, CRM dhe platforma të email marketing.
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe bashkëpunimi me ekipet e shitjeve.
Përbën avantazh:
- Eksperiencë në organizimin e eventeve dhe trajnimeve për profesionistë.
- Njohuri bazë në montazh video (CapCut ose Premiere Pro).
- Eksperiencë me mjete AI për krijimin e materialeve vizuale.
Apply WhatsApp