• SPECIALIST/E PËR KUJDESIN NDAJ KLIENTIT

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE – SPECIALIST/E PËR KUJDESIN NDAJ KLIENTIT
Evapify Albania
kërkon të punësojë një Specialist/e për Kujdesin ndaj Klientit, me aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi, për t'u bashkuar me ekipin tonë.

Detyrat kryesore:
  • Komunikim i përditshëm me klientët nëpërmjet telefonatave nga zyra
  • Ofrimi i asistencës dhe zgjidhja e kërkesave të klientëve në mënyrë profesionale
  • Ndjekja e porosive dhe e dokumentacionit përkatës
  • Monitorimi i pagesave dhe kontaktimi telefonik i klientëve për rikujtimin e detyrimeve të papaguara, në mënyrë korrekte dhe profesionale
  • Bashkëpunim me departamentet e tjera për të garantuar një shërbim cilësor
Kërkesat:
  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë ose fushë të ngjashme
  • Njohuri të mira në fushën ekonomike dhe administrative
  • Njohuri shumë të mira në Microsoft Excel dhe paketën Microsoft Office
  • Preferohet eksperiencë në pozicione menaxheriale ose në marrëdhënie me klientët
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar situata me profesionalizëm
Ofrohet:
  • Pagë neto 90,000 Lekë
  • Punë në zyrë me komunikim telefonik (pa punë në terren)
  • Mundësi reale për rritje profesionale dhe rritje page bazuar në performancë
  • Ambient profesional pune
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në:
📧 evapify98@gmail.com
📱 WhatsApp: 069 609 5692
 


Apply WhatsApp
Back
Top