• Specialist/e Higjiene dhe Cilësie

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
Gjuha
  1. anglisht
spar_albania_cover.jpg


NJOFTIM PUNE
SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist/e Higjiene dhe Cilësie
Departamenti: I Higjienës dhe Cilësisë
Vendodhja: Tiranë
Roli: Specialisti i Higjienës dhe Cilësisë sigurohet që Higjiena dhe Cilësia e produkteve dhe Marketeve në përgjithësi të jetë në përputhje me standartet e kompanisë.

Detyra dhe Përgjegjësi
:

• Përgjegjës për të ruajtur kushte shumë të mira të higjienës, për të siguruar kushte pune të sigurta në departament;
• Njeh procedurat në lidhje me implementimin e produkteve, proçeset e shitjeve, pastërtisë dhe higenës në department;
• Suporton dyqanin gjate kontrolleve nga autoritet shteterore
• Kontrollon dhe monitoron dergimin e porosive te importit per depatamentet e te fresketave se bashku me Dep. e blerjeve dhe dërgon raport tek Menaxheri i Higjienës dhe Cilësisë.
• Ben sugjerime ne ruajtjen konstante te stokut dhe asortimentit te para percaktuar per dyqanin si dhe sugjerime bazuar ne vlera shitjesh apo dhe shrinkage per te mare masa ne dyqan duke delistuar produkte qe nuk i pershtaten zones dhe preferencave te klienteve dhe e anasjellta.
• Siguron që punonjësit të jenë të informuar dhe të njohin shumë mirë katalogun dhe aktivitete të tjera promocionale me qëllim që të informojnë klientët në mënyrë korrekte dhe në kohë;
• Ben ndryshime ne implementim dhe sistemime ne dyqane persa i perket dep.te te fresketave.
• Ben perkthimin e produkteve te reja te importit.
• Siguron trainimet punonjësve të departamentit mbi asortimentin dhe vendosjen e produkteve.
• Ndihmon në grumbullimin e të dhënave nga dyqanet dhe mbarevajtjen ne procesin e Write-off dhe dërgon raporte dyjavore për procesin.
Kërkesat:
a.Edukimi:
- Preferohet të ketë kryer studimet e larta ne nje dege te ngjashme.
b.Eksperiencat e punës: Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme pune në profile të ngjashme.
c.Kualifikime të tjera:
-Njohuri të mira të MS Office.
-Njohuri të gjuhës Angleze.
d.Aftesi të tjera:
• I aftë të punojë në grup.
• Aftësi shumë të mira komunikimi.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin
ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 10/11/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top