Specialist/e Burime Njerezore | Balfin Construction
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Burime njerezore - HR
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Specialist/e Burime Njerezore
Departamenti: Burime Njerezore
Vendndodhja: Vlore
Përmbledhja e Pozicionit: Specialist i BNJ asiston ne procese administrative dhe operacionale Departamentin e Burimeve Njerezore. Eshte përgjegjës per ndjekjen dhe aplikimin e procedurave dhe zbatueshmerine e tyre ne kompani
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Suporton dhe merr pjese ne intervista per funksione deri ne nivelin 4-T;
- Kujdeset dhe suporton per procesin e parapërgatitjes se on-boarding per punonjesit e rinj per projektin/et e dedikuar;
- Suporton per perditesim here pas here per te dhenat e punonjesve ne databazen perkatese;
- Suporton ne mbledhjen e dokumentacionit te vleresimeve te performances dhe periudhes se proves per projektin e dedikuar duke i bere ato pjese te dosjeve te personelit;
- Suporton për kryerje kërkimesh ne treg për rekrutime te reja që përqasen me nevojat e kompanisë;
- Suporton për kryerje kërkimesh ne treg për kurse trajnimi, prezantime, panaire që përqasen me profilin e kompanisëKryen raportime ne kohe sipas kërkesave te departamentit;
- Menaxhon procesin e listprezences per stafin e projektin/et e dedikuar;
- Asiston punonjësit lidhur me ndjekjen e procedurave te Burimeve Njerëzore;
- Adreson problematikat e stafit, shërben si ndërmjetësues ne raste konflikti dhe procedon masat disiplinore te stafit hartimi i tyre dhe arkivimi ne dosjet e personelit;
- Kujdeset per kërkesat e punonjësve dhe ben adresimin e tyre per zgjidhje ose tek eprori.
- Ndjek procedurën e largimit te punonjësve dhe kujdeset qe te merret informacioni i nevojshëm;
- Kryen kontrolle ne projekt ne lidhje me zbatueshmerine e procedurave;
- Asiston ne organizimin dhe njoftimeve per trajnime te stafit;
- Hedh te dhenat e orareve ne formatin e duhur elektronik ne koheshenues, ne menyre te sakte, me komentet perkatese dhe e dorezon ate te sakte dhe pa gabime ne fund te cdo muaji;
- Menaxhim e blerjes se kancelarive, marrja e nevojave nga stafi deri ne furnizimin final dhe raportet përkatëse;
- Menaxhimi dhe koordinimi i procesit te aplikimit per Lejet vjetore.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, preferohet ne fushat e shkencave humane, ekonomike, juridike, etj
Kualifikime të tjera:
- Eksperience pune ne Burime Njerezore 1-3 vite;
- Kerkuese dhe me iniciative per prurje idesh te reja ne department
- Njohuri shume te mira te legjislacionit te punesimit dhe fiscal (per marredheniet e punes)
- Njohuri shume te mira te Paketes Microsoft Office
- I/E afte te punoj ne skuader por edhe ne menyre individuale.
- I/E afte te koordinoj dhe balancoj punen.
- Aftesi mbikqyrese dhe kontrolluese per stafin per zbatimin e regullave dhe procedurave te kompanise
- Aftesi shume te mira komunikimi, organizimi, pune ne ekip
- Aftesi shume te mira ne gjuhen anglisht
- Integritet, besim, perpikmeri, etike
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://balfinconstruction.zohorecr...ecialist-e-Burime-Njerezore?source=CareerSite
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 18/08/2025
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp