Specialist/e Blerjesh
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Mundësi Punësimi - Specialist/e Blerjesh
VEGA Group është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Detyra të përgjithshme të rolit:
- Kupton kërkesat e biznesit dhe ndërton marrëveshje që i përgjigjen këtyre kërkesave.
- Udhëheq iniciativa të ndryshme të prokurimeve, që ndryshojnë në përmasa dhe kompleksitet.
- Organizimin e tenderëve në treg dhe menaxhimin e procesit të vlerësimit me një ekip ndërfunksional për përzgjedhjen e furnitorëve.
- Negocion marrëveshje për të arritur kushte sa më të favorshme komerciale për kompaninë.
- Harton kontrata bazuar në kushte dhe terma standard të kompanisë.
- Është përgjegjës për ngritjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve me furnitorët kryesorë.
- Krijon dhe mirëmban marrëdhënie të forta me palët e interesit (stakeholders), ekipet ndërfunksionale dhe drejtuesit e lartë të kompanisë.
- Zbaton standardet dhe procedurat e kompanisë, përfshirë përdorimin e mjeteve, programeve dhe proceseve të përcaktuara për realizimin e iniciativave të prokurimit.
- Identifikon dhe zbaton mundësi për të gjeneruar kursime dhe për të sjellë përfitime për kompaninë nëpërmjet prokurimeve më efikase dhe strategjike.
- Diplomë universitare në Ekonomi, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 1 vit eksperiencë pune në prokurime, logjistikë ose zinxhir furnizimi (Supply Chain).
- Aftësi të mira në negocim dhe komunikim me palët e brendshme dhe të jashtme.
- Aftësi analitike dhe mendim kritik për të vlerësuar oferta, kosto dhe përfitime.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekipe ndërfunksionale.
- Njohuri të mira të programeve kompjuterike, veçanërisht Microsoft Excel dhe softuerëve të menaxhimit të prokurimeve (p.sh. ERP, SAP, MC etj.).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhës italiane ose gjermanishtes përbën avantazh.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të respektuar afatet kohore.
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt “Specialist/e Blerjesh”, ose "Aplikoni" më lehtë në linkun: https://vegagroup.al/job/specialist-e-prokurimesh/
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Apply