Specialist/e Blerjesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Juridik | Drejtesi
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozicion i Hapur – Specialiste Blerjesh
Kalaja Talent Consulting kërkon, për një nga bashkëpunëtorët e saj, një Specialiste Blerjesh, e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin efikas të proceseve të furnizimit dhe blerjeve të kompanisë.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Planifikimi dhe realizimi i proceseve të prokurimit sipas nevojave të kompanisë.
- Identifikimi, përzgjedhja dhe menaxhimi i furnitorëve vendas dhe të huaj.
- Negocimi i kushteve tregtare (çmime, afate dhe sasi).
- Përgatitja, ndjekja dhe administrimi i porosive të blerjes.
- Ndjekja e kontratave, faturave dhe dokumentacionit të prokurimit.
- Koordinimi me magazinën, financën dhe departamentet e tjera për sigurimin e furnizimit në kohë.
- Monitorimi i stokut dhe optimizimi i kostove të blerjes.
- Përgatitja e raporteve periodike mbi aktivitetin e blerjeve.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Prokurime ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në blerje dhe/ose prokurime përbën avantazh.
- Aftësi të mira negociuese dhe analitike.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Korrektësi, përgjegjshmëri dhe integritet profesional.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar ngarkesën e punës.
Apply WhatsApp