• SPAR Trajnues/e Departamenti i Freshit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
spar_albania_cover.jpg


Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 95 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij..

Pozicioni: Trajnues/e
Departamenti: Operacional
Vendodhja: Tiranë

Detyra dhe Përgjegjësi:
• Trajnon stafin e shitjes së departamenteve të freskëta mbi rregullat dhe procedurat e kompanisë.
• Kryen seanca trajnimesh periodike për procese të paracaktuara pune.
• Ndjek trajnimet në pikat e shitjes dhe analizon feedbackun nga trajnimet e kryera.
• Mban rekorde per ndjekjen e trajnimeve dhe harton plane afatshkurtra dhe afatmesme mbi zhvillimin e tyre.

Kërkesat:
a.Edukimi:
- Të ketë kryer studimet e larta.
b.Eksperiencat e punës: Minimumi 1 vit eksperiencë pune si Trajnues/e ose eksperience e ngjashme në market në Departamentin e Fresh-it.
c.Kualifikime të tjera:
• Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
• Aftësi shumë të mira shpjeguese dhe trajnuese.
• Preferohet të njohë produktet dhe punën në market.
d.Aftesi të tjera:
• Të jetë i/e motivuar dhe i/e fokusuar në arritjen e objektivave të vendosura.
• I/e organizuar dhe manaxhues/e i/e mirë e kohës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top