• SPAR Specialist Higjene dhe Cilësie

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group,
është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist Higjene dhe Cilësie.
Departamenti: Departamenti Higjenës.
Vendodhja: TEG, Tiranë.
Raporton tek:
Menaxheri i Higjienës dhe Cilësisë.

Përmbledhja e Pozicionit:
Specialisti i Higjenës dhe Cilësisë sigurohet që Higjiena dhe Cilësia e produkteve dhe Marketeve në përgjithësi të jetë në përputhje me standartet e kompanisë dhe kerkesat ligjore.

Detyra dhe Përgjegjësi:


  • Njeh shume mirë të gjitha kërkesat e kompanisë mbi dokumentacionin që një dyqan duhet të mbajë të plotësuar dhe përditësuar.
  • Bën kontrolle mbi plotësimin e kartelave të vetëkontrollit dhe dosjes HACCP në Markete dhe bën sygjerimet e duhura për mirëmbajtjen
  • Suporton departamentin me dërgesat dhe hartimin e aplikimeve të ndryshme në institucionet shtetërore.
  • Ka njohuri të mira mbi llojet dhe kategoritë e produkteve që tregetojmë si dhe mënyrat e duhura për prezantimin e tyre në shitje dhe mirëmbajtje.
  • Raporton tek Manaxheri duke bërë plotësimin e check-listave apo me email mbi detyrat dhe punët e kryera.
  • Suporton dyqanet në hapjet e reja me operacionet e ndryshme që kërkohen dhe janë pjesë e departamentit.
  • Sigurohet që të ruhen vazhdimisht standartet më të larta përsa i përket kushteve Higjieno sanitare në të cilat operon dyqani dhe bën sugjerimet e nevojshme apo trajnon staf të ri mbi procedurat që ndiqen në detyrat e përditshme.
  • Njeh procedurat në lidhje me implementimin e produkteve sipas familjeve dhe rëndësinë në mirëmbajtjen e tyre.
  • Asiston dyqanin gjatë kontrolleve nga autoritet shtetërore me dokumentat përkatese.
  • Kujdeset që punonjësit të jenë të informuar dhe të njohin shumë mirë katalogun dhe aktivitete të tjera promocionale me qëllim që produktet të jenë të prezantuar sic duhet tek konsumatori.
  • Angazhohet në raste fluksi edhe me përkthimet e produkteve të importit.
  • Kontrollon trajnimet punonjësve të departamentit mbi asortimentin dhe vendosjen e produkteve.
  • Ndihmon në grumbullimin e të dhënave nga dyqanet dhe mbarëvajtjen në procesin e Write-off.
Kriteret: Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
Eksperienca: Minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione te ngjashme
Kualifikime të tjera: Njohuri të mira të programit Excel;
Preferohet të ketë njohuri të gjuhës Angleze.

Kompetenca personale:

  • Njohuri të mira të standarteve dhe procedurave të HAACP dhe Sigurisë Ushqimore.
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
  • I vetemotivuar dhe ambicioz
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al, kontakojnë whatsapp 0684099051, duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top