SPAR Inventarizues
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca

SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Inventarizues
Departamenti: Financë
Vendodhja: Tirane
Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
- Është përgjegjës për numërimin dhe skanimin e saktë të produkteve në përputhje me standardet e kompanisë;
Koordinon inventaret ne te gjithe rrjetin dhe ben validimin e tyre ne sistem;
- Merr pjesë në përgatitjen dhe bërjen e inventarit në të gjitha departamentet e dyqanit;
- Numëron dhe skanon mallrat në përputhje me standardet e kompanisë;
- Monitoron dhe përgatit raporte për diferencat e inventarit;
- Është përgjegjës për monitorimin dhe regjistrimin e saktë të përdorimeve të brendhsme, të bazës materiale të përdorur, sipas procedurave të kompanisë;
- Eshte pergjegjes per sistemimin dhe inventarizimin e magazines se aseteve;
- Koordinon Inventaret ne baze rrjeti;
- Eshte pergjegjes per validimin e tyre ne sistem:
- Kryen inventarizimin e aseteve te kompanise;
- Të njohë shkëlqyeshëm sistemin e inventarit ;
- Informon eprorin direkt mbi diferencat e mundshme dhe anomalitë e stokut në sistem në bazë të kontrolleve ditore që ai ushtron;
- Informon supervizorin për cdo problem ditor dhe sygjeron zgjidhjen e tij;
- Të njohë shkëlqyeshëm dhe të mbikqyrë të gjitha proceduarat e brendshme në lidhje me produktet, higjienën dhe rastet emergjente;
- Merr pjese në mënyrë aktive në të gjitha projektet që kanë lidhje më punën e tij;
Eksperiencat e punës:
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në shitjet me pakicë/inventare.
Kualifikime të tjera: - Aftësi për të punuar në grup;
- Fleksibel me oraret (turnet e treta)
Aftësi të tjera: - Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
Afati i dorëzimit: 30/03/2024
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply