• SPAR Implementues/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Gjuha
spar_albania_cover.jpg


SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA,
me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë,
sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme
dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale

Pozicioni:Implementues/e
Departmenti: Fresh
Përmbledhja e Pozicionit: Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në implementimin sipas Layout
dhe rregullave të kompanisë për departamentin e produkteve të freskëta dhe delikatesës.

Detyra dhe Përgjegjësi:
  • Siguron implementimin e produkteve në të gjithë rrjetin në banak dhe mural sipas standarteve të përcaktuara.
  • Njeh shumë mirë rregullat e mirëmbajtjes dhe prerjes të produkteve sipas natyrës të tyre.
  • Merr dijeni të vazhdueshme mbi manualet dhe rregullat e kompanisë dhe i Implementon në dyqan.
  • Trajnon për merchandiser dhe produktet stafin e Departmentit të Fresh-it.
  • Sigurohet për respektimin dhe ndjekjen e rregullave të implementimit në Departament.
  • Supervizon Menaxherët e Departamentit të Freshit/Delikateses në të gjitha dyqanet e rrjetit.
  • Raporton për punët e kryera dhe sugjerime për të përmirësuar tek manaxheri i dyqanit.


Kërkesat:
a. Edukimi:Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
b. Eksperiencat e punës:6 muaj në pozicione të ngjashme.

d. Aftësi të tjera:
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
- Aftësi të larta komunikimi.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [COLOR=#0563c1]hr@spar.al[/COLOR]
duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top