• SHTATORI PËRPLAS TË MËDHENJTË DHE DHURON MAGJI NIS EPOKA E RE NË UEFA CHAMPIONS LEAGUE

Tirane
krD6fPR.jpeg


SHTATORI PËRPLAS TË MËDHENJTË DHE DHURON MAGJI
NIS EPOKA E RE NË UEFA CHAMPIONS LEAGUE


Epoka e re e UEFA CHAMPIONS LEAGUE ka mbërritur dhe shtatori shënon pikënisjen e një sezoni që premton futboll të klasit botëror,
ekskluzivisht në TRING, platformën më të madhe sportive në Shqipëri.

Pas më shumë se dy dekadash, formati është zgjeruar dhe me 17 shtator nis një nga fazat e reja, Faza e Ligës,
ku skuadrat do të jenë 36 dhe secila prej tyre do të luajë 8 ndeshje. Siç pritej, shorti prodhoi super ndeshje
që do të gozhdojnë përpara ekranit miliona shikues.

UY49zIe.jpeg


Skuadrat e mëdha evropiane, përfshirë këtu edhe superskuadrat italiane, do të sfidohen mes tyre në ndeshje me rivalitet të ndezur.
Niveli i lojës nuk ka qenë kurrë kaq i lartë, pasi tani vlen çdo fitore, çdo gol, çdo pikë.

Supersfidat e shtatorit përballin gjigantët e futbollit, për të siguruar një vend në renditjen e fazës së ligës, që mund të themi
me plot gojën se do të jetë një turne brenda turneut.

vNaS828.jpeg


Që në start, mbrëmjen e 17 shtatorit dy superduele, Milani, që kërkon rikthimin te lavdia evropiane, sfidon në San Siro “Reds” të Liverpool-it,
ndërkohë që Juventusi i ri dhe plot grintë i Thiago Motës pret në shtëpi luftarakët holandezë të PSV Eindhovenit.

SBkkwMl.jpeg


Por, kryendeshja e shtatorit do të jetë ajo mes Manchester City dhe Inter, që do të luhet më datë 18 shtator dhe që shumëkujt
do t’i risjellë në mendje finalen e dy viteve më parë. Ndërkohë që një tjetër supersfidë italo-angleze do të jetë ajo mes
Atalantës surprizuese dhe Arsenalit mbrëmjen e 19 shtatorit.

5LIcKUq.jpeg


Të gjithë magjinë e kompeticionit më prestigjioz të futbollit evropian, do ta ndiqni drejtpërdrejt
dhe ekskluzivisht në kanalet sportive Tring,
të cilat mbrëmjet e mesjavave do të shndërrohen në arenën e madhështisë absolute. Për herë të parë, në sezonin 2024-2025,
përpos së martës dhe së mërkurës,
do të luhet edhe të enjteve. Kurrë më parë kaq shumë ndeshje, kurrë më parë kaq shumë futboll elitar.

Ky shtator do të jetë plot emocione për tifozë të mëdhenj e të vegjël dhe do të dhurojë një spektakël të vërtetë, të cilin
mund ta përjetoni vetëm përmes platformës TRING SPORT, platformës më të madhe sportive në vend, por edhe platformës
me propozimin më të pakrahasueshëm, të përshtatshëm për të gjithë.

Le të fillojë shfaqja më e bukur në botë, vetëm në Tring Sport!

pRFU3IB.jpeg
 
Back
Top