Shqiperi, ofroj vend pune Teknolog ushqimor
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Mjekesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Aiba Kompani Sha shpall vakant pozicionin e Teknologut Ushqimor
Detyrat, kriteret dhe aftesite e kerkuara:
Detyrat, kriteret dhe aftesite e kerkuara:
- Përgjegjës për planifikimin dhe zbatimin e planit të prodhimit.
- Planifikon dhe menaxhon të gjithë procesin e porosisë së lëndëve të para.
- Harton, zbaton dhe kontrollon procedurat e produktivitetit në procesin e prodhimit, duke përfshirë raporte dhe informacione të sakta për të marrë vendime strategjike në kompani.
- Përgjegjës për vendosjen dhe kontrollin e standarteve të cilësisë së produkteve.
- Përgjegjës për linjën e prodhimit në të gjitha hapat për të siguruar cilësinë e produkteve dhe zbatimin rigoroz të recepturave dhe standarteve të cilësisë dhe sigurisë.
- Përgjegjës për zbatimin e standarteve dhe ligjeve të sigurise dhe shëndetit në punë.
- Përgjegjës për zbatimin nga punonjësit të standarteve të kompanisë për cilesinë, produktitivitetin, mirëmbajtjen dhe sigurinë.
- Kontrollon nëse linja e prodhimit I përmbahet standarteve dhe procedurave dhe është në përputhje me kërkesat ligjore ne fuqi.
- Pergjegjës për kryerjen e analizave dhe kontrolleve të nevojshme për të plotësuar cdo standart dhe procedurë të kërkuara nga strukturat e brendshme të kompanisë si dhe autoritetet shtetërore.
- Përgjegjës për raportimin ne kohë dhe zgjidhjen e cdo problemi që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë funksionimin e përditshëm të punës.
- Ndihmon në zhvillimin, vendosjen dhe monitorimin e të gjithë parametrave kyç të përpunimit dhe testimit për tu siguruar që materialet/produktet plotësojnë kërkesat dhe standartet.
- Orienton në vendosjen e procedurave /udhëzimeve të punës dhe dokumentacionit të kërkuar për të gjitha operacionet e prodhimit.
- Ndihmon që sistemet e sigurisë së kompanisë të zbatohen, mirembahen dhe përmirësohen vazhdimisht në përputhje me standartet ISSO/HACCP dhe certifikimet e tjera te kompanisë.
- Përgjegjës per organizimin dhe zbatimin e trajnimeve të ekipit të prodhimit.
- Raportim ditor, javor dhe mujor për departamentin e prodhimit.
- Diplomë universitare në "Kimi Ushqimore/Pergjithshme apo "“Teknologji ushqimore”
- Preferohet te kete eksperience pune te pakten mbi 3 vjet në industri ushqimore
- I aftë të drejtoj njerëzit në varësi.
- Njohës i mirë i legjislacionit shqiptar për sigurinë ushqimore në prodhim.
- Të jetë njohës i mirë i programeve bazë të paketës Office
- Te jete njohes i mire i anglishtes
- Të karakterizohet nga integriteti dhe korrektësia në punë.
Apply WhatsApp