Shqiperi, ofroj vend pune “Administrator rrjeti”
- Shqiperi
- Tipi
-
- me orar te plote
NJOFTIM PUNËSIMI
SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 32 vjeçar në financat rurale, shpall konkurrimin për vend të lirë pune, në pozicionin:
“Administrator rrjeti”,
në Drejtorinë Qendrore
në Drejtorinë Qendrore
- Përgjegjësitë kryesore:
- Te kryejë projektimin e rrjetit dhe planifikimin e kapacitetit.
- Te kryejë kërkime mbi produktet, shërbimet, protokollet dhe standardet e rrjetit në mbështetje të përpjekjeve për zhvillimin e rrjetit.
- Të instalojë, konfigurojë dhe mirëmbajë IPS/IDS, Firewall, Anti-Virus, Anti-Spam, Antimalware, etj. për mbrojtje maksimale të rrjetit të brendshëm.
- Te instalojë dhe mirëmbajë serverët e rrjetit dhe sistemet operative të rrjetit.
- Të diagnostifikojë problemet me pajisjet e rrjetit dhe të kryejë riparimin ose përmirësimin e pajisjeve kur është e përshtatshme.
- Të instalojë, konfigurojë dhe mirëmbajë infrastrukturën e rrjetit duke përfshirë kabllimin dhe pajisjet e rrjetit.
- Të kryejë periodikisht kopje te konfigurimeve të pajisjeve të rrjetit.
- Në bashkëpunim me InfoSec, të vendosë dhe zbatojë politika, procedura dhe standarde në lidhje me LAN, WAN, sigurinë dhe përdorimin e kompjuterave të institucionit dhe aseteve të informacionit
- Te dokumentoje te gjitha incidentet lidhur me rrjetin si dhe zgjidhjet e incidenteve.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Shkencat Kompjuterike.
- Të ketë eksperiencë në administrimin e rrjetit te paktën 2 vjet.
- E preferuar të kishte certifikim CCNA, CCNP, Network+
- Të ketë aftësi te mira komunikuese dhe bashkëpunuese, të punojë në grup si dhe në mënyrë të pavarur.
- Të ketë njohuri te mira në gjuhen angleze, në të folur dhe në të shkruar.
Aplikimet tuaja mund t’i dergoni ne adresat e e-mailit: [I]pkasaj@fedinvest.al[/I]; [I]bpeci@fedinvest.al[/I] ose [I]vbasha@fedinvest.al[/I] . Mirepresim aplikimet tuaja deri ne date 23.11.2024. Do te kontaktohen vetem personat, CV-ja e te cileve eshte perzgjedhur.
Apply