• Shqiperi, ofrohet vend pune Koordinator Blerjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Astir | Unaza e re | Teodor Keko
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania ARVIS SHPK është në kërkim të një Koordinatori Blerjesh
për menaxhimin dhe koordinimin e procesit të furnizimeve dhe blerjeve të kompanisë.

Detyrat kryesore:
  • Planifikimin, ekzekutimin, koordinimin dhe finalizimin e porosive dhe blerjeve
  • Përgjegjës për krijimin e stokut të kompanisë
  • Përgjegjës për zgjedhjen e furnitorëve
  • Përgjegjës për procesin e mbledhjes së ofertave, analizës së kostove të transportit, zhvillimit të negociatave deri në finalizimin e prokurimit të një produkti apo shërbimi.
  • Kryen rakordimet e nevojshme me Magazinën për hyrjen dhe kontrollin e materialeve të blera.
  • Bashkëpunon me departamentin e shitjeve
Kërkesat:
  • Arsim i lartë ose pasuniversitar.
  • Eksperiencë në fushën e blerjeve mbi 3 vjet.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe negociuese
  • Aftësi organizuese, duke përfshire aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
  • Të ketë njohuri të mira të paketës MS Office.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (italishtja përbën avantazh)
Nëse jeni një person i organizuar, ambicioz, i besueshëm dhe me iniciativë, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë.

📧 CV-të tuaja mund t’i dërgoni në adresën:
xhesika.isufaj@arvis.al
 


Apply
Back
Top