Shqiperi, ofrohet vend pune Drejtor/e Dege, Dega Rrogozhine
- Rrogozhine
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Gjuha
-
- anglisht
Pozicioni: Drejtor/e Dege, Dega Rrogozhinë
Rajoni : Perëndim
Divizioni: Retail
Objektivat Kyçe
Të arrijë realizimin e objektivave në fushën e biznesit të degës, përcaktuar në targetat e vendosur qysh në fillim të vitit në fushën e:
Objektivat e Riskut Operacional
Afati i fundit i aplikimeve është 25 Nëntor 2021.
Rajoni : Perëndim
Divizioni: Retail
Objektivat Kyçe
Të arrijë realizimin e objektivave në fushën e biznesit të degës, përcaktuar në targetat e vendosur qysh në fillim të vitit në fushën e:
- Kredive Retail & cilësinë e tyre
- Depozitave
- Paketave
- Marrëveshjeve të pagave
- Klientëve aktivë
- Etj...
Objektivat e Riskut Operacional
- Kujdeset dhe merr masat duke hartuar plane veprime për çdo gjetje apo pasaktësi të identifikuar nga specialistët e Auditit të brendshëm ose të Kontrollit të Vazhdueshëm me synim eleminimin e tyre.
- Informon punonjësit dhe kontrollon zbatimin (duke qenë edhe vetë zbatues i tyre) e të gjithë kuadrit ligjor dhe normativ të adresuar në drejtim të degëve sikundër jane ligje , urdhëra dhe udhëzime të lëshuara nga institucionet qëndrore dhe lokale të vendit si dhe manuale, rregullore, procedura, urdhëra dhe udhëzime dhe çdo porosi tjetër lëshuar nga strukturat vendimarrëse të Bankës.
- Të mbajë nën kontroll risqet opracionale në degën e tij.
- Vepron si korrespondent i riskut operacional, duke siguruar bashkërendimin dhe monitorimin e detyrave që dalin nga rregulloret dhe politikat e riskut operacional për perimetrin e tij / saj brenda raportimit, ndjekjes dhe zbatimit të planeve të veprimit.
- Ka një rol proaktiv në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e vazhdimësisë së biznesit të aktiviteteve kryesore nën përgjegjësinë e tyre.
- Është personi përgjegjës në degë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
- Është përgjegjës për cilësinë e të dhënave të klientit në zbatim të parimit Njihni Klientin Tuaj.
- Të ketë aftësi për të përfaqësuar me profesionalizëm degën e Bankës dhe të marrë përgjegjësi për tërë veprimtarinë e saj, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, statutin dhe udhëzimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës OTP Albania.
- Të zotërojë integritet moral si element thelbësor në përfaqësimin me dinjitet të emrit të bankës.
- Të ketë aftësi organizuese, drejtuese dhe kontrolluese në funksion të administrimit të veprimtarisë së përditshme të Degës dhe të stafit të saj.
- Të manaxhojë dhe të kujdeset për ndërtimin dhe funksionimin normal të marrëdhënieve midis degës dhe departamenteve të tjera në Drejtorinë e Përgjithshme me qëllim arritjen e objektivave dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj klientelës.
- Të zotërojë njohuritë e domosdoshme për produktet e bankës dhe njëkohësisht të ketë aftësi shitëse.
- Të njohë thëllësisht çdo veprimtari opracionale të degës dhe të sigurojë që gjithë veprimtaria e personelit të degës është në përputhje me procedurat përkatëse.
- Mban përgjegjësi për çdo veprim financiar dhe çdo transaksion të urdhëruar, vlerësuar apo kontrolluar prej tij.
- Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të, eksperiencë pune në te njëjtin profil në sistemin bankar.
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Afati i fundit i aplikimeve është 25 Nëntor 2021.
Apply