Shqiperi, ofrohet vend pune Drejtor/e Dege, Dega Lushnje
- Lushnje
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Pozicioni: Drejtor/e Dege, Dega Lushnjë
Rajoni : Perëndim
Divizioni: Retail
Objektivat Kyçe
Të arrijë realizimin e objektivave në fushën e biznesit të degës, përcaktuar në targetat e vendosur qysh në fillim të vitit në fushën e Kredive Retail, Depozitave, Paketave, Marrëveshjeve të pagave, Klientëve aktivë, etj...
Objektivat e Riskut Operacional
Kualifikime të Nevojshme
Afati i fundit i aplikimeve është 25 Nëntor 2021.
Pozicioni: Drejtor/e Dege, Dega Lushnjë
Rajoni : Perëndim
Divizioni: Retail
Objektivat Kyçe
Të arrijë realizimin e objektivave në fushën e biznesit të degës, përcaktuar në targetat e vendosur qysh në fillim të vitit në fushën e Kredive Retail, Depozitave, Paketave, Marrëveshjeve të pagave, Klientëve aktivë, etj...
Objektivat e Riskut Operacional
- Kujdeset dhe merr masat duke hartuar plane veprime për çdo gjetje apo pasaktësi të identifikuar nga specialistët e Auditit të brendshëm ose të Kontrollit të Vazhdueshëm me synim eleminimin e tyre.
- Informon punonjësit dhe kontrollon zbatimin (duke qenë edhe vetë zbatues i tyre) e të gjithë kuadrit ligjor dhe normativ të adresuar në drejtim të degëve sikundër jane ligje , urdhëra dhe udhëzime të lëshuara nga institucionet qëndrore dhe lokale të vendit si dhe manuale, rregullore, procedura, urdhëra dhe udhëzime dhe çdo porosi tjetër lëshuar nga strukturat vendimarrëse të Bankës.
- Të mbajë nën kontroll risqet opracionale në degën e tij.
- Vepron si korrespondent i riskut operacional, duke siguruar bashkërendimin dhe monitorimin e detyrave që dalin nga rregulloret dhe politikat e riskut operacional për perimetrin e tij / saj brenda raportimit, ndjekjes dhe zbatimit të planeve të veprimit.
- Ka një rol proaktiv në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e vazhdimësisë së biznesit të aktiviteteve kryesore nën përgjegjësinë e tyre.
- Është personi përgjegjës në degë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
- Është përgjegjës për cilësinë e të dhënave të klientit në zbatim të parimit Njihni Klientin Tuaj.
- Të ketë aftësi për të përfaqësuar me profesionalizëm degën e Bankës dhe të marrë përgjegjësi për tërë veprimtarinë e saj, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, statutin dhe udhëzimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës OTP Albania.
- Të zotërojë integritet moral si element thelbësor në përfaqësimin me dinjitet të emrit të bankës.
- Të ketë aftësi organizuese, drejtuese dhe kontrolluese në funksion të administrimit të veprimtarisë së përditshme të Degës dhe të stafit të saj.
- Të manaxhojë dhe të kujdeset për ndërtimin dhe funksionimin normal të marrëdhënieve midis degës dhe departamenteve të tjera në Drejtorinë e Përgjithshme me qëllim arritjen e objektivave dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj klientelës.
- Të zotërojë njohuritë e domosdoshme për produktet e bankës dhe njëkohësisht të ketë aftësi shitëse.
- Të njohë thellësisht çdo veprimtari opracionale të degës dhe të sigurojë që gjithë veprimtaria e personelit të degës është në përputhje me procedurat përkatëse.
- Mban përgjegjësi për çdo veprim financiar dhe çdo transaksion të urdhëruar, vlerësuar apo kontrolluar prej tij.
- Kryen aktivitetin e agjentit në sigurime për produktet e klasave të jo-jetës duke zbatuar përgjegjësitë e mëposhtme :
- Prezantimi tek klientët dhe shitja e produkteve të sigurimit – për klasat e jo-jetës – në emër dhe për llogari të shoqërive të sigurimit me të cilat banka bashkëpunon
- Përgatitja dhe prerja e polices së sigurimit
- Nënshkrimi i kontratës së sigurimit si agjenti i bankës, dorëzimi te kompania sipas kërkesave të secilës kompani dhe arkivimi në bankë sipas rregullores
Kualifikime të Nevojshme
- Diplomë Universitare në Shkenca Ekonomike, Financë Bankë ose fusha te ngjashme
- Të ketë përvoje pune mbi 5 vjet në industrinë bankare apo në industri të ngjashme.
- Të ketë aftësi drejtuese dhe të manaxhimit të stafit.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ruajtjes dhe zhvillimit të rrjetit personal dhe profesional.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse.
- Të ketë njohuri të mira për përdorimin e kompjuterit.
- Të ketë njohuri të shumë të mira të rregulloreve dhe procedurave për funksionimin e degëve të bankës dhe të sektorit bankar në përgjithësi.
- Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit dhe të sigurojë që ofrohet cilësia më e lartë e shërbimit në degë.
- Të ketë aftësi zhvilluese të biznesit dhe të arritjes së rezultateve.
- Të jetë i aftë të punojë me qetësi edhe në situatat në presion.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Afati i fundit i aplikimeve është 25 Nëntor 2021.
Apply