Shqiperi, ofrohen vende pune Magazinier në Dyqanet Korçë dhe Elbasan
- Elbasan
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Magazinier/e & ndihmes | Logjistik
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Kadiu Group është një nga grupet më të konsoliduara në sektorin automotive në Shqipëri, me 30 vite eksperiencë në ofrimin e zgjidhjeve të plota në sektorin e mobilitetit. Që prej vitit 1992, kompania ka ndërtuar reputacionin e saj mbi profesionalizmin, cilësinë dhe besueshmërinë, duke ofruar pjesë këmbimi origjinale për automjete, shërbime të autorizuara servisi, qiradhënie automjetesh dhe zgjidhje të integruara për individë dhe biznese. E orientuar drejt inovacionit, zhvillimit të vazhdueshëm dhe kënaqësisë së klientit, Kadiu Group mbetet një partner i besuar dhe një nga emrat lider në industrinë automotive në Shqipëri. Rrjeti përfshin një shtrirje prej rreth 35 dyqane dhe servise në Shqipëri dhe Kosovë.
Qëllimi i punës së Magazinierit
Të sigurojë administrimin, sistemimin dhe kontrollin e saktë të stokut të pjesëve të këmbimit dhe aksesorëve, duke garantuar disponueshmërinë e produkteve, saktësinë e inventarit dhe furnizimin në kohë të klientëve dhe stafit të shitjes, në përputhje me standardet dhe procedurat e Auto Kadiu.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
ose të kontaktojnë në Nr.Tel ose WhatsApp: +355 68 90 73 578
Qëllimi i punës së Magazinierit
Të sigurojë administrimin, sistemimin dhe kontrollin e saktë të stokut të pjesëve të këmbimit dhe aksesorëve, duke garantuar disponueshmërinë e produkteve, saktësinë e inventarit dhe furnizimin në kohë të klientëve dhe stafit të shitjes, në përputhje me standardet dhe procedurat e Auto Kadiu.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Pranon, kontrollon dhe regjistron në sistem pjesët e këmbimit të furnizuara, duke verifikuar përputhshmërinë me dokumentacionin shoqërues.
- Sistemon produktet në magazinë sipas kategorive, kodeve të artikujve dhe standardeve të kompanisë, duke garantuar identifikimin dhe aksesin e shpejtë.
- Përgatit dhe dorëzon në banak pjesët e këmbimit për klientët, shitësit ose servisin, sipas porosive dhe dokumentacionit përkatës.
- Kontrollon saktësinë e artikujve, sasive dhe kodeve përpara dorëzimit të tyre.
- Administron në sistem hyrjet, daljet, transferimet dhe kthimet e mallrave, duke garantuar përditësimin e saktë të stokut.
- Monitoron nivelin e stokut dhe raporton produktet me mungesë, lëvizje të ulët ose mospërputhje.
- Kryen kontrolle periodike dhe inventarizime të magazinës, duke identifikuar dhe raportuar diferencat.
- Siguron ruajtjen e produkteve në kushte të përshtatshme për të shmangur dëmtimet ose humbjet.
- Bashkëpunon me shitësit dhe departamentin e blerjeve për garantimin e disponueshmërisë së produkteve dhe përmbushjen në kohë të kërkesave të klientëve.
- Mban të pastër, të organizuar dhe të sigurt ambientin e magazinës, duke respektuar procedurat e kompanisë dhe rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Kryen detyra të tjera që lidhen me funksionin e pozicionit sipas udhëzimeve të eprorit.
- Diplomë e arsimit të mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh.
- Përvojë 1 vjecare pune në magazinë, logjistikë ose sektorin automotive përbën avantazh.
- Njohuri mbi administrimin e stokut dhe përdorimin e sistemeve informatike të magazinës (ERP/WMS).
- Njohuri bazë mbi pjesët e këmbimit të automjeteve dhe identifikimin e tyre sipas kodeve të produkteve përbëjnë avantazh.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të stokut.
- Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Aftësi për të identifikuar dhe administruar produktet sipas kodeve dhe specifikimeve teknike.
- Aftësi për të punuar me sisteme informatike dhe pajisje magazinimi.
- Aftësi bashkëpunimi dhe komunikimi efektiv me ekipin e shitjeve dhe departamentet e tjera.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe integritet.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet.
ose të kontaktojnë në Nr.Tel ose WhatsApp: +355 68 90 73 578
Apply WhatsApp