• Shqiperi, kerkohet Financiere Senior

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
POZICIONI: FINANCIERE SENIOR

📍 Vendndodhja: Tiranë, Astir
🕒 Orari: E Hënë – E Premte | 08:30 – 17:00
đź’° Paga: 120,000 ALL

Për një nga bashkëpunëtorët tanë, jemi në kërkim të një Financierje Senior me eksperiencë, e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e proceseve financiare, raportimin financiar dhe mbështetjen e vendimmarrjes strategjike të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Përgatitja e raporteve financiare dhe bilanceve periodike sipas kërkesave të kompanisë.
• Rakordimi i faturave të shitjes dhe blerjes me lëvizjet bankare dhe arkën.
• Regjistrimi dhe monitorimi i transaksioneve të import–eksportit.
• Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin fiskal dhe tatimor në fuqi.
• Analizimi i të dhënave financiare dhe identifikimi i problematikave financiare.
• Mbikëqyrja dhe përmirësimi i procedurave të brendshme financiare.
• Mbështetja e drejtuesve të kompanisë në planifikimin dhe vendimmarrjen financiare.
• Koordinimi, organizimi dhe monitorimi i punës së stafit të departamentit të financës.
• Përgatitja dhe monitorimi i buxheteve financiare të kompanisë.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

• Diplomë universitare në Financë, Ekonomi ose Kontabilitet.
• Minimumi 3–5 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
• Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe tatimor.
• Eksperiencë në përgatitjen e raporteve financiare, bilanceve dhe buxheteve.
• Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
• Aftësi për të menaxhuar dhe koordinuar ekipe pune.
• Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.

Mënyra e Aplikimit

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: aviola.isufi@ktc.al
Për më shumë informacion kontaktoni në: +355 69 409 3986
 


Apply WhatsApp
Back
Top