• Shqiperi, ftese per oferte BLERJE DHE MONTIM KONDICIONERE (shtyrje afati)

Shqiperi
Tiranë 26.11.2024



FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: BLERJE DHE MONTIM KONDICIONERE (Qyteti Vlorë dhe Korçë)

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve. SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin ‘Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për reformat e sistemit të mbrojtjes fëmijëve’, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për ofertë me objekt prokurimi: “Blerje dhe montim kondicionere’ , nga kompani të liçensuara për shitje dhe montim pajisjesh elektrike.
Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shitjen dhe montimin e kondicionerëve që të paraqesin interesin e tyre brenda datës 03.12.2024, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al.

Për më shumë informacion rreth Fteës për ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri
 

Attachments

  • SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi_Ftesë për Oferte_Blerje Kondicionerë.pdf
    257 KB · Views: 4


Contact
Back
Top