• Shqiperi, ftese per oferte Blerje artikujsh elektronike

Shqiperi
Diakonia Agapes është zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e themeluar në vitin 1992.

Projekti: ”Fuqizimi socio-ekonomik i grave në zonat rurale në Shqipërinë e Mesme” –financohet nga Bread for the World, Gjermani dhe zbatohet nga Fondacioni “Fryma e Dashurisë” / Diakonia Agapes në Njësitë Administrative Shirgjan, Tregan, Gjinar dhe Shushicë. Projekti ka filluar zbatimin që prej datës 1 prill 2024 dhe përfundon më 31 mars 2027.

Në kuadër të këtij projektit Diakonia Agapes kërkon subjekte të cilët mund të ofrojnë artikuj elektronikë (laptop, tablet dhe telefonë mobile).
Blerja e artikujve elektronikë do të kryhet brenda periudhës korrik – gusht, 2024.

Ofruesi i Shërbimit (subjektet apo individë) duhet të dërgojnë Ofertën financiare dhe dokumentacionin e kërkuar:

Me zarf të mbyllur të vulosur ku të jetë shënuar dërguesi dhe të citohet pjesëmarrja në prokurim (Titulli i shërbimit). Dokumentacioni do të dorëzohet në adresën:

Diakonia Agapes
Rruga: “Ibrahim Rrugova”
Katedralja Orthodhokse
Tiranë – Shqipëri

Ose

Email në adresën: agapesdiakonia@gmail.com. (Dokumentat duhet të jenë në format PDF).

Afati përfundimtar për pranimin e aplikimit është: data 12 korrik, 2024 ora 17:00.
 

Attachments

  • TOR - Blerje paisje elektronike (BfTW)- korrik 2024.docx
    206.1 KB · Views: 9
  • Oferta financiare blerje paisje elektronike (BftW) july 2024.xlsx
    37.3 KB · Views: 9


Contact
Back
Top