• Shoqëria Senka shpk ofron pozicion të lirë pune për Inxhinier Ndërtimi në zbatim

Shoqëria Senka shpk ofron pozicion të lirë pune për Inxhinier Ndërtimi në zbatim

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

-Përpunon projektet, harton situacionet mujore dhe librezat e masave për objektin përkatës;
-Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
-Identifikon, planifikon dhe llogarit volumet për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
-Përgatit raportet ditore të ecurisë së punimeve;
-Përgatit dosjen teknike të objektit për dorëzim.

Personat e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e m
ëposhtme:

-Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit
T-ë ketë të paktën 2-3 vjet eksperiencë pune në zbatim
-Të lexojë mirë projektet dhe të ketë aftësi të mira preventivuese
-Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë i aftë në vendosjen e prioriteteve në punë
-Të përdorë mirë programet Autocad dhe Microsoft Office

Personat e interesuar te dërgojne CV duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e email-it: jobs@senka.al
 


Apply
Back
Top