• Shoqëria Senka shpk ofron pozicion të lirë pune për Inxhinier Ndërtimi në zbatim

Shoqëria Senka shpk ofron pozicion të lirë pune për Inxhinier Ndërtimi në zbatim

Inxhinieri i Ndërtimit në zbatim kontrollon tërësinë e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike,
legjislacionin e aplikueshëm në fuqi dhe kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:


  • Përpunon projektet, harton situacionet mujore dhe librezat e masave për objektin përkatës;
  • Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Identifikon, planifikon dhe llogarit volumet për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
  • Përgatit raportet ditore të ecurisë së punimeve;
  • Përgatit dosjen teknike të objektit për dorëzim.
Personat e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit
  • Të ketë të paktën 2-3 vjet eksperiencë pune në zbatim
  • Të lexojë mirë projektet dhe të ketë aftësi të mira preventivuese
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese
  • Të ketë aftësi menaxheriale dhe të jetë i aftë në vendosjen e prioriteteve në punë
  • Të përdorë mirë programet Autocad dhe Microsoft Office

Mirëpresim aplikimet për këtë mundësi punësimi. Ju lutemi dërgoni CV tuaj
duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e email-it: jobs@senka.al
 


Apply
Back
Top