Shop Assistant, Neptun TEG
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shites/e | Kasier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.
Përmbledhja e Pozicionit: Asistenti i Dyqanit është përgjegjës për plotësimin e kërkesave logjistike operative të dyqanit duke shërbyer si koordinator, ndjekës të plotësimit të nevojave të dyqanit dhe stafit në përmbushjen e detyrave të tyre funksionale në arritjen e objektivave të biznesit.
Pozicioni: Asistent Dyqani, Neptun TEG
Departmenti: Retail
Vendodhja: Tiranë
Detyrat dhe përgjegjësitë në ekipin tonë:
Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën hr@neptun.al ose kontaktoni ne WhatsApp ne numrin 068 900 0089.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Përgjegjës për pregatitjen e dokumentacionit për operatorët e serviseve sikurse instruktuar nga kompania;
- Përgjegjës për hedhjen në sistemet respektive të partnerëve apo intranet të Neptun të të dhënave përkatëse të garancive;
- Asistim i klienteve për hedhjen online të garancive të produkteve kurdo që është e aplikueshme;
- Suporti dhe ndjekja e finalizimit të procesit të post-shitjes për operatorin financiar IUTE; hedhja në sistem e të dhënave, printim i kontratave, firmosja e tyre, finalizimi i disbursimit dhe rakordimi i të dhënave me IUTE dhe/ose departamentin e financës Neptun (administrimi i kontratave origjinale dhe praktikave të kredive IUTE);
- Pregatit cdo ditë raportet për menaxhimin e dyqanit sikurse dhe të tjera nqs kërkohen nga menaxhimi i dyqanit, si p.sh. performanca e stafit sipas treguesve përkatës të KPI-s, raporti i cross-selling, etj;
- Organizon dhe koordinon transportet e dërgesave ne shtëpitë e klientëve dhe instalimet me shoferet, CC apo dyqanet e tjera;
- Organizon dhe koordinon instalimet e AC me ES dhe CC; Raportimi dhe kuadrimi mujor;
- Përgjegjës për ndjekjen e shpërndarjes së mjeteve të marketingut, fotot dhe kontaktet me departamentin e marketingut për të transmetuar kërkesat/nevojat e dyqanit për mjete marketing;
- Përgjegjës për mbajtjen e listë-prezencës, turneve dhe komunikimin me HR (dërgimi sipas afateve dhe formateve përkatëse);
- Përgjegjës për plotësimin e nevojave kancelarike dhe logjistike të dyqanit;
- Dërgimi i ofertave të pregatitura nga stafi menaxherial i dyqanit tek klientët dhe palët e treta (institucionet, kompanitë private etj) dhe mbajtja e korrespondencës sipas kërkesave të tyre duke vendosur gjithmone në dijeni menaxhimin e dyqanit.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office; excel; Word;
- I aftë për të punuar në grup dhe aftësi shumë të mira komunikuese;
- I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese.

Apply WhatsApp