Shofer
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shofer
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Shoferi i shpërndarjes është përgjegjës për transportimin dhe dorëzimin në kohë, të sigurt dhe korrekt të produkteve tek klientët, partnerët apo pikat e shpërndarjes, duke respektuar standardet e kompanisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Kryen shpërndarjen e produkteve sipas itinerareve dhe planifikimit ditor.
- Siguron dorëzimin korrekt të mallrave tek klientët dhe marrjen e konfirmimeve përkatëse.
- Ngarkon dhe shkarkon produktet me kujdes sipas procedurave të kompanisë.
- Kontrollon sasinë dhe gjendjen e mallrave para nisjes dhe gjatë dorëzimit.
- Mban përgjegjësi për dokumentacionin shoqërues të dërgesave (fatura, fletëdalje, mandate etj.).
- Kujdeset për mirëmbajtjen bazë dhe pastërtinë e automjetit.
- Raporton menjëherë çdo problem teknik, aksident apo vonesë.
- Respekton rregullat e sigurisë rrugore dhe politikat e kompanisë.
- Mban komunikim korrekt me klientët dhe kolegët.
- Kryen mbledhje pagesash tek klientet.
- Kryen detyra të tjera të ngjashme sipas kërkesës së eprorit.
- Arsim i mesëm.
- Patentë drejtimi e vlefshme Kategoria B .
- Eksperiencë pune si shofer shpërndarje përbën avantazh.
- Njohuri të mira të rrugëve lokale dhe ndërqytetëse.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe ndershmëri.
- Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.
- Pagë konkurruese.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Mjet pune i kompanisë.
- Ambient profesional pune.