• Shofer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Shoferi i shpërndarjes është përgjegjës për transportimin dhe dorëzimin në kohë, të sigurt dhe korrekt të produkteve tek klientët, partnerët apo pikat e shpërndarjes, duke respektuar standardet e kompanisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Kryen shpërndarjen e produkteve sipas itinerareve dhe planifikimit ditor.
  • Siguron dorëzimin korrekt të mallrave tek klientët dhe marrjen e konfirmimeve përkatëse.
  • Ngarkon dhe shkarkon produktet me kujdes sipas procedurave të kompanisë.
  • Kontrollon sasinë dhe gjendjen e mallrave para nisjes dhe gjatë dorëzimit.
  • Mban përgjegjësi për dokumentacionin shoqërues të dërgesave (fatura, fletëdalje, mandate etj.).
  • Kujdeset për mirëmbajtjen bazë dhe pastërtinë e automjetit.
  • Raporton menjëherë çdo problem teknik, aksident apo vonesë.
  • Respekton rregullat e sigurisë rrugore dhe politikat e kompanisë.
  • Mban komunikim korrekt me klientët dhe kolegët.
  • Kryen mbledhje pagesash tek klientet.
  • Kryen detyra të tjera të ngjashme sipas kërkesës së eprorit.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
  • Arsim i mesëm.
  • Patentë drejtimi e vlefshme Kategoria B .
  • Eksperiencë pune si shofer shpërndarje përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të rrugëve lokale dhe ndërqytetëse.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe ndershmëri.
Ofrohet:
  • Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.
  • Pagë konkurruese.
  • Mundësi zhvillimi profesional.
  • Mjet pune i kompanisë.
  • Ambient profesional pune.
 
Back
Top