Shofer kamioni | Tiranë
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shofer | Manovrator | Vinc | Fadrom | Eskavator
- Eksperienca
- vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Kompania jonë është në kërkim të një shoferi të kualifikuar për të manovruar kamionin me vinç 15 Ton dhe kamionçinën 3.5 Ton, për transportin dhe menaxhimin e ngarkesave të ndryshme në projekte ndërtimi dhe infrastrukture. Kandidati do të jetë përgjegjës për transportin e materialeve, operimin e vinçit dhe mbajtjen e mjeteve në kushte të mira funksionale.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e kërkuara:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 30/11/2025.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

- Transportimi i materialeve dhe ngarkesave të ndryshme me kamionçinë 3.5 Ton dhe kamionin me vinç 15 Ton;
- Manovrimi i vinçit për ngarkimin dhe shkarkimin e materialeve të rënda në terren dhe zona ndërtimi;
- Sigurimi i mirëmbajtjes dhe kontrollit të rregullt të kamionçinës dhe kamionit, përfshirë vinçin, për të siguruar funksionimin e duhur të mjeteve;
- Puna në bashkëpunim me ekipin për realizimin e operacioneve të transportit dhe menaxhimin e ngarkesave në mënyrë të sigurt dhe efikase;
- Ndihma në manovrimin e ngarkesave dhe organizimi i transportit sipas nevojave të projektit dhe afateve të përcaktuara.
- Patente të vlefshme për manovrimin e kamionit me vinç 15 Ton dhe kamionçinës 3.5 Ton;
- Eksperiencë e mëparshme në manovrimin e kamionëve me vinç dhe mjete të ngarkesës;
- Njohuri të mira për sigurinë në punë dhe procedurat e transportit dhe operimit të vinçit;
- Aftësi për të punuar në kushte të ndryshme dhe për të bashkëpunuar me ekipin në realizimin e detyrave të përcaktuara;
- Përshtatshmëri për punë fizike dhe për mbajtjen e mjeteve në kushte optimale.
- Paga konkurruese dhe mundësi për zhvillim profesional;
- Trajnime dhe mundësi për avancim në fushën e transportit dhe ndihmës në projekte ndërtimi;
- Kushte të sigurta dhe mbështetje gjatë punës.

Apply