• Shkoder, shpallje Thirrje për shprehje interesi/ “Ndërtimi i një këndi lojërash në Shkodër”

Shkoder
Organizata World Vision Albania fton të gjitha kompanitë me aktivitet në fushën e ndërtimit të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në Tender, për kategorinë “Ndërtimi i një këndi lojërash në Shkodër”.

Nëpërmjet këtij komunikimi, ftohen të gjitha Kompanitë Ndërtimore të specializuara veçanërisht në ndërtimin e këndeve të lojërave të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në Tenderin “Ndërtimi i një këndi lojërash në zonën e Shkodrës”.

Kompanitë që do të shfaqin interes duhet të jenë në gjendje të dorëzojnë dokumentacionin zyrtar si më poshtë:

1. Certifikatë Regjistrimi dhe Informata mbi Biznesin (QKB Historiku)

2. Përvoja e mëparshme e ngjashme e suksesshme në ndërtimin e këndeve të lojërave.

3. Pronësia e makinerive të punës ose me qira dhe personeli për të realizuar punën në kohë dhe cilësi për të gjitha proceset.

Nëse kompania juaj përmbush kushtet e mësipërme, ju lutemi shprehni interesin tuaj për të marrë pjesë në Tender duke dërguar kërkesën tuaj në adresën soela_qirjo@wvi.org jo më vonë se data 06 qershor 2024.

Pas shprehjes së interesit tuaj për pjesëmarrjen në Tender, sistemi WVA do t’ju dërgojë një link me të gjitha detajet ku mund të dërgoni ofertën dhe të gjithë dokumentacionin mbështetës.

Rreth World Vision Albania

World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej 25 vitesh, puna jonë është fokusuar te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Puna jonë ndikon në jetën e rreth 35 mijë fëmijëve në 18 bashki.

Ne mbështesim dhe punojmë për fuqizimin e fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve më në nevojë. Mbrojtja e përfshirja sociale, aktivizmi rinor dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet më në nevojë janë fokusi i punës sonë. World Vision angazhohet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqenies për fëmijët dhe familjet në Shqipëri.
 

Attachments

  • DOC-1_Kodi-i-Sjelljes-se-Furnitorit-1.docx
    59.8 KB · Views: 6
  • doc_1-_suppliers_registration_form-1.xlsx
    54.4 KB · Views: 5


Contact
Back
Top