Shkoder, ofroj vend pune Menaxher Dyqani Shkoder
- Shkoder
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Pozicioni: Menaxher Dyqani
Departamenti: Shitje dhe Ofertim
Vendndodhja: Shkoder
Pershkrimi I Punes:
ITE Group si një nga firmat kryesore në rolin e distributorit në Shqipëri për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë.
Partnerët tanë të rëndësishëm janë: Schneider Electric, Philips,General Electric, Vimar, Bosch etj.
Shoqeria “ITE Group” shpk me qellim zgjerimin e saj eshte ne kerkim te nje Meaxher Dyqani ne Dyqanin e Shkodres.
Detyrat dhe Pergjegjesite:
- Zbatimi me perpikmeri, ne kohe dhe cilesi i kerkesave te klienteve.
- Zbatimi i standarteve te percaktuara nga shoqeria per paraqitjen dhe vendosjen e mallit ne dyqan dhe mbajtjes i rregullit i pastertise ne te gjithe ambjentet e dyqanit.
- Ndjekja sistematike e mbledhjes se detyrimeve debitore nga klientet dhe raportimi i tyre prane strukturave drejtuese te shoqerise.
- Menaxhimi i vlerave monetare qe arketohen nga shitjet dhe raportimi i gjendjes.
- Kontrolli i shpenzimeve operative mujore te dyqanit.
- Kujdeset per realizimin kuotave te shitjeve dhe analizon periodikisht nivelin e shitjeve konform objektivave te vendosura.
- Ndjek interesat dhe tendencat e klienteve me qellim zgjidhjen e kerkesave te tyre dhe shmangien e konkurences nga operatoret e tjere ne treg.
- Kujdeset per te siguruar disponueshmerine e materialeve dhe stokun ne dyqan.
- Ruajtja dhe menaxhimi i kujdesshem i mallrave ne dyqan sipas inventarit qe ka ne ngarkim.
- Pergatit proçes-verbalin e aseteve dhe artikujve ne dyqan.
- Merr ne dorezim mallin qe furnizohet dhe menaxhon zbatimin me perpikmeri te rregullave te percaktuara nga shoqeria per kete qellim.
- Nenshkruan dokumentacionin e nevojshem dhe kordinon mbylljen e gjendjes se inventarit pas marrjes se mallit ne dorezim.
- Perpunon te gjithe informacionin ne lidhje me diferencat e furnizimeve dhe te mallrave te demtuar apo me problem.
- Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit te punes dhe te disiplines ne pune nga stafi dhe propozon masa disiplinore te argumentuara ne lidhje me problemet e konstatuara.
- Planifikon materjalet e punes per t'u blere (kancelari, artikuj marketingu, etj) gjithashtu ben planifikimin e te gjitha materjaleve qe kane te bejne me higjenen dhe pastertine ne dyqan
- Arsim i larte, preferohet profil elektrik, ekonomik ose menaxhim biznesi.
- Perben avantazh njohuri te gjuhes angleze dhe italiane.
- Njohuri kompjuterike ne perdorimin shume te mire te programeve te paketes Office.
- Te kete leje drejtimi automjeti.
- Te pakten 3 vjet eksperience pune shitje mallrash me pakice dhe shumice/ose aktivitete te ngjashme, shoqeruar me referenca.
- Aftesi te mira nderveprimi per magazinimin e mallrave dhe ne operacionet e shitjes
- Aftesi te mira ne komunikim me vartesit dhe me klientet.
- Aftesi shume te mira organizuese dhe percaktim prioritetesh.
- I matur, i besueshem dhe profesional ne marredheniet me koleget dhe me ekzekutivet e shoqerise.
- Aftesi te mira bashkepunimi ne grup.
Apply