• Shkoder, ofroj vend pune Drejtor I Departamentit PR and Marketing

Shkoder
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
KLUBI I FUTBOLLIT VLLAZNIA kërkon:

Drejtor I Departamentit PR and Marketing
për Departamentin Marketing dhe Komunikim



Përmbledhje:
Drejtori i PR dhe Marketingut është përgjegjës për zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive të marketingut dhe marrëdhënieve publike të klubit. Kjo përfshin zhvillimin dhe menaxhimin e markës së klubit, krijimin dhe ekzekutimin e fushatave të marketingut dhe ndërtimin e marrëdhënieve me mediat dhe sponsorët.

Përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe zbaton strategjitë e marketingut dhe marrëdhënieve publike të klubit.
  • Zhvillon dhe menaxhon markën e klubit, duke garantuar përmbushjen e standarteve, kudo ku është e pranishme KF Vllaznia, fizikisht dhe online.
  • Krijon dhe ekzekuton fushata marketingu, të tilla si reklamat, promovimet dhe eventet, etj.
  • Ndërton dhe menaxhon marrëdhënie me mediat, sponsorët dhe tifozerinë.
  • Përfaqëson klubin në evente publike që lidhen me promovimin e markës.
  • Monitoron dhe analizon të dhënat e marketingut për të nxjerrë rezultatet dhe për të përmirësuar më tej punën e stafit dhe paraqitjen e markes.
  • Hartimi i fushatave efektive të marketingut dhe promovimit për të promovuar produktet
  • Zhvillimi i produkteve të reja të klubit
  • Maksimizimi i blerjeve të biletave sezonale dhe rritja e numrit të anëtarësimit në klub
  • Të jetë I disponueshëm për të ndjekur ekipin në evente të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë

Kualifikimet:

  • Diplomë Master në marketing, komunikim ose në një fushë të ngjashme.
  • 3 vite përvojë në marketing dhe marrëdhënie me publikun.
  • Eksperiencë në zhvillimin dhe implementimin e fushatave të suksesshme të marketingut.
  • Kuptim shumë I mirë i marketingut digjital.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
  • Aftësia për të menaxhuar disa projekte në të njëjtën kohë.
  • Njohje të gjuhës angleze në nivel shumë të mire, C1.

*Vendndodhja e punës në Shkodër

Nëse jeni një profesionist në fushën e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, i motivuar, me përvojë, dhe me pasion për futbollin, ju inkurajojmë të aplikoni për t’u bërë pjesë e një eksperience të veçantë dhe plot emocione.

Të interesuarat të dërgojnë cv-në e tyre në adresën: info@altoparlant.us
ose na shkruani në whatsapp në nr: 067 733 2083
 


Apply WhatsApp
Back
Top