• Shkoder, ofrohet vend pune Specialist Audit i Brendshëm

Shkoder
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Titulli i Punës
Specialist Audit i Brendshëm

Marrëdhëniet mbikqyrëse
Ky pozicion pune i raporton drejtuesit të departamentit Audit

Përshkrim i shkurtër
Specialisti i Auditit të Brendshëm ka për detyrë të ndihmojë organizatën të arrijë objektivat e saj nëpërmjet vlerësimit dhe përmirësimit të proceseve të biznesit dhe kontrolleve të brendshme.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Kryerja e auditimeve të brendshme: harton dhe kryen auditime për të vlerësuar efektivitetin e kontrolleve të brendshme dhe përputhshmërinë me rregulloret e kompanise.
  • Identifikimi i rreziqeve: Analizon proceset e punës dhe identifikon rreziqet që mund të ndikojnë negativisht në arritjen e objektivave të organizatës.
  • Rekomandon përmirësime: propozon zgjidhje dhe rekomandime për të përmirësuar proceset e biznesit dhe efektivitetin e kontrolleve të brendshme.
  • Monitoron planet e veprimit: monitoron zbatimin e saktë të planeve të veprimit për të përmirësuar proceset e biznesit dhe efektivitetin e kontrolleve të brendshme.
  • Bashkëpunon me departamente si Financa, Operation, Burimet Njerezore për të siguruar menaxhim efektiv të rrezikut.
  • Dokumenton rezultatet, kontrollet dhe rekomandimet e bëra për t'i ndarë ato me menaxherët e kompanisë dhe palët e interesuara.
  • Siguron përputhshmërinë me politikat dhe rregulloret e organizatës dhe monitoron për shkelje.

Kompetenca dhe Kualifikimi

  • Arsimi i Lartë në fushën ekonomike, juridike, psikogji, shkenca sociale
  • Njohje e paketës Office
  • Aftësi komunikuese dhe ndërvepruese
  • Aftësi bashkëpunimi dhe pune në grup
  • Me dhe pa eksperience

Kontakt:
hr@famiko.al
info@famiko.al

Vendi i Punes: Bulevardi Skënderbeu - Shkodër, Shqipëri
 


Apply
Back
Top