• Shkoder, ofrohet vend pune part time Kordinator Projekti

Shkoder
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve.

Në kuadër të implementimit të projektit Addressing Systemic Gaps - Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i Boshllëqeve Sistemike - Mbështetje për Reformat e Sistemit të Mirëqenies së Fëmijëve, financuar nga Federal Ministry for Economic Cooperation and Development/ Ministria Federale Gjermane per Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ,
SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për 1 vend të lirë në pozicionin:
Koordinator Lokal me kohë të pjesshme
Vendodhja e pozicionit : Shkodër
Koordinatori Lokal koordinon aktivitetet e planifikuara të projektit në përputhje me standartet e organizatës dhe udhëzimeve specifike të projektit. Ai /ajo ka përgjegjësi në koordinimin, planifikimin, implementimin, monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të projektit në Bashkinë përkatëse.Angazhimi i tij / saj do te jete 50 % të kohës së plotë të punës.

Përgjegjësitë:
  • Siguron planifikimin, koordinimin dhe implementimin e aktiviteteve të projektit në bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e Projektit ne lokacionin perkates.
  • Siguron ndërveprimin institucional dhe rrjetëzimin me parnerët dhe aktorët e tjerë lokalë të fushën e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
  • Harton planin e veprimit për lokacionin përkatës në pëputhje me planin vjetor të projektit
  • Siguron implementimin e aktiviteteve të planifkuara në përputhje me buxhetin dhe përdorimin eficent të fondeve në dispozicion.
  • Mbështet menaxherin e projektit për të ndërtuar sisteme për monitorimin dhe vlerësimin periodik të projektit.
  • Ofron mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet në nevojë.
  • Ofron programet mbështetëse për pindërimin
  • Zhvillon së bashku me partnerët një plan veprimi për shërbimet, që do të sigurohen në kuadër të projektit.
  • Raporton te Menaxheri i Projektit sipas specifikave dhe afateve kohore të percaktuara për lokacionin Shkodër.
  • Identifikon burimet lokale për fonde apo mundësi të tjera për ofrimin e shërbimeve komplementare për fëmijët dhë familjet.
  • Siguron mbështetjen konkrete të femijëve/familjeve sipas qasjes së menaxhimit të rastit në bashkëpunim të ngushtë me strukturat përgjegjëse lokale dhe ekspertët e jashtëm.
  • Në bashkëpunim me strukturat lokale përgjëgjëse siguron dokumentacionin e duhur për çdo familje/fëmijë të përfshirë në projekt dhe plotësimin e dosjes individuale në mënyrë periodike.
  • Mbështet strukturat lokale për realizimin e vlerësimit të plotë të situatës se fëmijëve në ambjentin e tyre socio-familjar përmes takimeve direkte me palët e përfshira dhe metodave të punës sociale.

  • Mbështet strukturat lokale për realizimin e vizitave në shtëpi, takime me fëmijët dhe prindërit për të vlerësuar nevojat në planin individual dhe atë familjar.
Ne kuader te zbatimit te Politikes se Mbrojtjes së Fëmijëve:
  • Ka pergjegjesine per te mbrojtur femijet nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunes dhe diskriminimit;
  • Ka pergjegjesine te raportoje menjehere cdo dyshim, shqetesim, akuze apo incident ne lidhje me mbrojtjen dhe sigurine e femijeve sipas legjislacionit në fuqi dhe politikës së mbrojtjes së fëmijës.
  • Ka pergjegjesine te veproje pa vonese; vonesa ne veprim mund te coje femijen ne rreziqe te metejshme;
  • Siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave;
Kualifikimet / Eksperienca
  • Arsim i lartë në një nga degët e shkencave sociale (psikologji, punë sociale) dhe shkencat shoqërore;
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë direkte në punën me fëmijët dhe familjet në nevojë;
  • Eksperiencë në koordinim, monitorim dhe vlerësim;
Njohuritë
  • Njohuri mbi legjislacionin vendas në fushën e mbrojtjes sociale dhe të drejtat e fëmijëve.
  • Njohuri mbi specifikat, praktikat ekzistuese dhe punën konkrete në lidhje me fëmijët dhe familjet në risk, familjet foster dhe fëmijët në kujdes alternativ.
  • Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet
Aftësitë
  • Të jetë i aftë të sigurojë planifikimin, implementimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit në Bashkinë Shkodër.
  • Të jetë i / e aftë të analizojë, vlerësojë situatat familjare dhe të ndërmarrë veprime në mbrojtje të fëmijëve.
  • Të jetë i/e aftë të punojë në situata sfiduese
  • Të ketë aftësi për të aplikuar teknikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet.
  • Të ketë aftësi të planifikojë dhe realizojë trajnime për kujdestarët e familjeve me synim rritjen e kapaciteteve të tyre.
  • Të jetë i / e aftë të administrojë në mënyrë konfidenciale të dhënat mbi fëmijët dhe familjet.
  • Të jetë i / e aftë të ndërtojë një marrëdhënie profesionale me fëmijët, familjet dhe kolegët.
  • Të ketë aftësi organizative dhe të menaxhimit efektiv të kohës.
  • Të jetë i/e aftë të hartojë raporte në gjuhën shqipe dhe angleze sipas nevojave.
  • Të ketë aftesi te mira komunikuese.
  • Të zotërojë gjuhën angleze.
  • Të ketë dëshmi per drejtim automjeti.
Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 18.10.2022 në adresën hr@soskd.org.al dokumentat e mëposhtme:
  1. Curriculum Vitae
  2. Letër interesi;
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top